Feriti nuk heq dot dorë nga Aisheja ndaj dhe shkon të flasë personalisht me Selçukun, por nuk do zgjidhë asgjë. Për më tepër, do e përkeqësojë në shëndetin e tij sepse Selçuku do pësojë shtrëngim në zemër teksa e dëbon atë.
Pas largimit të Feritit edhe Selçuku qetësohet por një fqinje e tyre do shqetësohet. Ajo mëson se Aisheja do transferohet në qytet tjetër dhe për shkak të problemeve të shëndetit mendor, mendon se Doa është vajza saj ndaj dhe acarohet.
Ajo përplas çdo gjë rreth e rrotull vetes në shtëpi, teksa shtrëngon fort pas vetes albumin e mbushur me fotografitë e Doasë, të cilën e quan “bija ime”. Doa në ato çaste del me gjyshin e saj në parkun më të afërt të lodrave.
Në mënyrë të papritur, ajo i zhduket nga sytë Selçukut dhe mëse i panikosur, ai telefonon Aishen për të kërkuar ndihmë. Aisheja në atë moment po i jepte lamtumirën Feritit ndaj sëbashku me të nxiton të gjejnë Doanë.