Feriti është pafund i trishtuar nga mendimi se Jamani mund të ketë humbur jetën dhe ashtu si Nana, edhe ai futet në kujtimet që ka me të. Pranë, Feriti i shkon Aisheja, e cila lë pas dore shëndetin dhe rikthehet në punë për të.
Paralelisht, kundër Aishes po punon Koraji. Ai përdor emrin e saj për të kërkuar një borxh shumë të madh, të cilin e merr. Sakaq, Nana përpiqet t’i bindë familjarët se Jamani nuk ka vdekur por nuk ia del dot.
Ajo, të paktën i bind që Jusufit të mos i tregojnë asgjë dhe pavarësisht se bien dakord, hallë Akça nis përgatitjet për ceremoninë mortore. Ndërkohë, Nedimi ndodhet në kompaninë e Jamanit, në kolltukun e tij duke festuar me ortakun.
Do jetë Feriti ai që do e gjejë Nedimin të ulur në kolltukun e Jamanit, të buzëqeshur dhe duke thënë se tanimë është koha që çdo gjë të fillojë nga e para, ndaj dhe të dy ato, Feriti i shikon si kandidatë për të qenë fajtorët.