Për familjen time/Berku rreh padrejtësisht Tollgën

Berku kërkon me patjetër një shpjegim nga Ajbyke, për arsyen përse ajo e braktisi aq papritur. Duke mos guxuar dot t’i thotë të vërtetën, Ajbyke i thotë se nuk ka më pëlqim për të.

Fjalët e saj e godasin në zemër si shigjetë dhe si të mos mjaftonte, krijojnë një dyshim tek ai. Vetëm pak orë më vonë, ai e shikon Ajbykenë në telefon duke qeshur, njëherazi me Tollgën në telefon duke qeshur.

Ndonëse ato po shkruajnë m e persona të ndryshëm, Berku mendon se ato po qeshin me njëri tjetrin dhe menjëherë reagon keq, duke shpërthyer e duke i akuzuar të dy, gjë që e ul ende më shumë Berkun.

Pas atij çasti kulminant, Tollga nuk e përmban veten gjithashtu. Mu në mesin e të gjithëve, ai i thotë Xhemilesë se e pëlqen shumë dhe nuk e heq dot nga mendja, sado që mundohet.