PREMTIMI/Hikmeti ndalon largimin e Emirit nga shtëpia

Emiri është i vendosur të largohet nga shtëpia por babai tij Hikmeti nuk e toleron dot diçka të tillë. Prandaj, ai telefonon policinë, denoncon Emirin për ndeshjet e paligjshme që bën dhe në këtë formë, ndalon ikjen e tij.

Emiri shoqërohet në komisariat, ku dhe mëson se babai tij e ka denoncuar por pavarësisht kësaj, ai ia del që të lirohet që aty. Sakaq, në anën tjetër ndodhet motra e Narinit, Kumru, dhe nëna e tyre.

Nëna insiston që të largohen dhe për këtë shprehet e vendosur, ndërsa Kumru ngulmon që të qëndrojnë. Brenda vetes, Kumru ushqen shumë xhelozi për Narinin, si për dashurinë që nëna tyre ka për të, si për shtëpinë ku jeton.

Fshehurazi nënës së saj, ajo del nga hoteli ku po qëndrojnë dhe i troket në shtëpi Narinit, të cilën e sikletos duke e quajtur “motër” dhe duke i kërkuar që të futet brenda në shtëpinë e saj.