Seheri përpiqet maksimalisht që t’a bindë Jamanin se ai nuk duhet të hàkmerret, pasi përveçse do kthehet në një vràsès që ka ndótur duart me gjàk, ai gjithashtu do bùrgoset me vite të tëra dhe e gjithë familja do e vùajë mungesën e tij. Seheri ngulmon se nuk rri dot pa të dhe thekson se dëshira e tij për hákmarrje do i ndajë ato nga njëri tjetri. Vetëm pak çaste më vonë, bisedën e tyre e ndërpret Zijai me Çiçekun. Ato tregojnë se kanë marrë vendimin e madh për t’u martuar sa më shpejt të jetë e mundur.
Gëzimin e tyre do e zbèhë Seheri, e cila i sugjeron Zijait të pyesë Jamanin nëse ai planifikon të jetë pjesë e asaj dasme apo jo. Jamani i tríshtuar largohet dhe vetëm para Xhengerit tregon historinë e orës që mbante në dorë Azizi, por Xhengeri sërish i kërkon të bëjë kërkime më të thella për të zbuluar nëse ai është me të vërtetë vràsèsi apo jo. Megjithatë, fokusin e kthen tek Zijai, për dasmën e tij. Ai u shkon pranë dhe u premton se do bëjë gjithçka që ka në dorë që dasmën t’a organizojë sa më shpejt.
Seheri lumturohet dhe e merr si një deklaratë që ai ka hequr dorë nga hákmarrja, por gjithsesi i shkon pranë për t’a pyetur. Ajo e pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse ka hequr dorë nga plani por Jamani hesht dhe fshèhurazi, bën plane ndërmjet telefonit. Gjatë asaj kohe, àrmìku i tij Idrisi, bën plane edhe kúndër të vëllasë, që e ka po aq ármík sa Jamanin, për shkak të xhelòzisë që ka pasur përherë, nga vëmendja që babai i tyre i jepte. Ai i betohet vetes se do e gjejë mënyrën për t’a zhdùkur Azizin, e më pas zbret pranë tij.
Azizi e lë pa fjalë duke i treguar se ka planifikuar arràtisjen e familjes për në Kánada dhe ende më shumë e çudit kur tregon se nëna e tyre Asja, ka rënë dakord. Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Dujguja. Ajo, e shoqëruar nga Jasemini, shkojnë për konsultë në disa mjèk të ndryshëm, për të kuptuar nëse Dujgu ka ndonjë shans për t’u bërë nënë apo jo. Pas vizitave, ato të dyja shkojnë në shtëpinë që Aliu ka marrë për pas martese dhe mbushet me lòt kur shikon entuziasmin e tyre teksa imagjinojnë disa fëmijë nga ajo dhe Aliu.