AMANETI/ Azizi merr një vendim të rëndësishëm për familjen e tij

Dujgu shoqërohet nga Jasemini për të bërë vizita në disa dòktorë, ku do bëjë dhe anàliza për të vërtetuar nëse e ka ndonjë shans për të qenë nënë ose jo. Pas anàlizave që bën, ajo largohet për në familjen e saj, pa marrë përgjigje. Të gjithë janë mbledhur në shtëpinë që Aliu ka marrë për ato të dy dhe Dujguja emocionet kur familja saj gëzohet aq shumë nga shtrati i fëmijës që ndodhet në njërën prej dhomave. Ajo shkon e qàn në túalet, duke menduar se në çfarë forme do mund t’ua thotë atyre si qëndron e vërteta e shëndetit të saj.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Azizi, i cili po planifikon një mënyrë se si mund t’a shpëtojë familjen, ndërkohë që nuk e di aspak se rréziku i vërtetë i vjen nga vëllai, Idrisi, i cili që në vogëli ka ushqyer urrèjtje për Azizin, për shkak të gjithë vëmendjes që i jepte babai i tyre. Idrisi fillimisht i premton vetes se do e gjejë formën për t’i dhënë fúnd Azizit, më pas zbret pranë tij dhe përballet me shòkimin që Azizi i jep. Ky i fundit, i tregon se ka vendosur për familjen e tyre që të zhvendosen në Kànada.

Sipas Azizit, kjo është forma më e sigurtë për të shpëtuar nga hàkmarrja e Jamanit. Për shòkimin e madh të Idrisit, planin e Azizit e ka miratuar edhe nëna tyre, Asja. Paralèlisht, Seheri po i lutet Jamanit që të heqë dorë nga plani i tij për hàkmarrje. Ajo i thekson se e gjithë familja do venítej nëse ai do futej në búrg, përveç faktit që do lyente duart me gjàk. Seheri ngulmon se dëshira e tij për hàkmarrje do sjell ndarjen e tyre dhe këtë e shpreh edhe para Zijait e Çiçekut që e ndërpresin bisedën e tyre.

Ato tregojnë se duan të martohen sa më shpejt që të jetë e mundur ndërsa Seheri thotë se ndoshta Jamani ka plane të tjera dhe nuk do jetë pjesë e gëzimit të vëllait. Jamani frústrohet së tepërmi dhe mbushet me dyshíme se çfarë duhet të bëjë, ndaj para tyre, pranon dasmën dhe premton se do rregullojë çdo gjë sa më shpejt që të jetë e mundur. Seheri lumturohet shumë dhe e përqafon, e bindur që ai ka hequr dorë nga hàkmarrja, por gàbohet, sepse Jamani i bën planet fshèhurazi në telefon.