Për herë të parë, Jamani thërret Nanën me emrin e saj. Ai e falenderon për çdo gjë që ka bërë për to deri më atë ditë dhe largohet në mënyrë mistike. Çaste më vonë, në zyrë i shkon Nedimi, për t’i kërkuar të jetë dëshmitari martesës.
Jamani e përmban veten dhe nuk reagon, që të mund të rregjistrojë sa më shumë nga përgjuesi që u ka vënë në stilolapsin që u dhuroi. Nga ai përgjues, Jamani do dëgjojë rrëfimin që i rrënqeth trupin.
Nga zëri i Nanës, ai vërteton se ajo e dashuron dhe se është betuar me veten se gjithnjë do mbajë në zemër vetëm Jamanin, askënd tjetër. Ai rrëfim, shokon Jamanin dhe trondit Nedimin, që sërish nuk heq dorë nga plani.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja. Ajo i vihet nga pas Akasjës, duke pandehur se ajo do takohet me ndonjë spiun por për shokimin e saj të madh, Akasja takohet me Feritin dhe largohet duke ecur për dore me të.