Për familjen time/Harika i përgjërohet Omerit të jetojnë sëbashku

Orhani largohet shumë i zemëruar nga shtëpia tij. Bashkë me zemërimin, atij i shfaqet edhe mërzia për gjendjen familjare ku kanë mbërritur. Personi i vetëm që mund t’a vërejë, është Gonyli. Ajo e vëren dhe merr masa për t’ia hequr mërzinë.

Sëbashku shkojnë në një lokal modest me muzikë, ku për pak çaste i harrojnë të gjitha. Paralelisht, Nebahati nuk e harron çfarë njeriu është Akifi ndaj i thotë me bindje Suzanës se ai e ka një plan që ia ka dorëzuar asaj kompaninë.

Fjala e Nebahatit del brenda fare pak minutash, kur Suzanën e arrestojnë për borxhet që ka kompania që Akifi i dhuroi. Harika e qëllon Akifin me shuplakë dhe largohet duke e mallkuar, ndërsa Suzanën e largojnë që aty me pranga të vëna.

Mes pikëllimit, Harika e gjen veten duke i kërkuar Omerit me përulje që ai t’a pranojë në shtëpinë e tyre dhe Omeri e pranon pa hezituar. Pasi dëgjon se çfarë ka ngjarë, të dy e vizitojnë sëbashku nënën e tyre në burg, Suzanën.