AMANETI/Jamani keqkupton telefonatën e Nanës

Nana gëzohet nga një telefonatë e papritur e të dashurit të Pinarit, sepse ai i tregon se do t’i propozojë për martesë. Mëse e lumtur, Nana pranon t’a ndihmojë me organizimin e surprizës dhe për këtë caktojnë një takim sëbashku.

Jamani e dëgjon telefonatën dhe e keqkupton. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Vollkani që prezanton ish të dashurën e tij me të dashurën, Neshenë. Megjithatë, Neshesë nuk i tregon të vërtetën, se ajo është ish e dashura e tij.

Neshe e kupton këtë dhe Vollkani e pranon. Por jo vetëm; ai gjithashtu i shpjegon se ajo e ka braktisur shumë vite më parë, për një tjetër. Gjatë kohës që ato flasin për Bashakun, Aisheja i shkon pranë Feritit për t’i mjekuar plagën.

Ai shfrytëzon rastin për t’i kërkuar që të jenë sërish bashkë, si më parë, por kësaj rradhe duke ia nisur nga e para. Aisheja nuk i përgjigjet me fjalë konkrete por vetëm me një buzëqeshje, e cila mjafton.