Në shtëpinë e Jamanit do vijë një porosi shumë e madhe që ai ka bërë me rroba të panumërta për Jusufin. Nana pàndeh se i vogli do të gëzohet, por jo. Jusufi nuk gëzohet dot, sepse thotë se ai nuk del aq shumë nga shtëpia sa të ketë mundësi t’i veshë ato rroba, pasi përherë daljet e tij janë të limìtuara dhe shumë të dèbatueshme. Për t’ia rikthyer atij buzëqeshjen, Nana i kërkon që ai t’i provojë të gjitha, duke i ndarë se çfarë do vishte në kinema, çfarë do vishte në një shëtitje në park apo në një restorant.
Njëherazi me të, edhe ajo përshtat rrobat e saj për ato dalje imagjinare dhe Jusufi gëzohet aq shumë, saqë kërkon që t’a fotografojnë veten. Nana shkon të kërkojë aparatin fotografik në zyrën e Jamanit por pa e kuptuar fare se çfarë ndodhi, përballet me mllèfin e tij. Jamani reagon si mos më kèq, ndërsa Nana i kërkon t’a kontrollojë veten, t’a shohë se si po reagon pa i thënë ajo asgjë të tepërt. Jamani dòrëzon aparatin pa thënë asnjë fjalë dhe ajo largohet por shumë shpejt kupton se Nana ka të drejtë.
Diçka të tillë ia konfirmon edhe psikòlogia e Jusufit. Ajo i thekson se traùmat në kokën e Jusufit janë të mëdha pasi ka përjetuar shumë humbje në një moshë shumë të vogël, ndaj dy personat që i beson më shumë, xhaxhai dhe dadoja, duhet të kenë së paku një komunikim normal mes njëri tjetrit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Koraji, që po nxiton për tek Aisheja, me shpresën se do festojë ditëlindjen e tij bashkë me të. Por, një operacion i paprìtur pòlicor, do e largojë Aishen që aty.
Feriti e merr me makinën e tij dhe Koraji nèvrikoset së tepërmi kur i shikon duke u larguar bashkë, por nuk ka dot asnjë jùstifikim me çfarë t’i ndalë. Ndërkohë, ato mbërrijnë në vendin ku do zhvillohet operacioni por gjërat nuk shkojnë fare siç dojnë ato, pasi përveçse nuk e zènë dot màfìozin në fjalë, ai arrin edhe t’i mbyllë të dy në një dèpo nga ku nuk dalin dot përveçse nëse ua hapin derën nga jashtë. Feriti ulet ndenjur të presë momentin kur dikush do i kërkojë e do i gjejë ndërsa Aisheja që nuk duron dot të qëndrojë pranë tij, tenton të shpèrthejë derën.