Aisheja vijon të ndihet në faj kundrejt Feritit ndërsa ky i fundit nuk i mban dot më gjatë mèri dhe e fal. Ato madje ulen të drekojnë sëbashku por sa largohet Feriti për të larë duart në tualet, Aisheja lexon në telefonin e tij disa mesazhe të njëpasnjëshme që i vijnë nga një emër femre, që po i shkruan vetëm fjalë të ëmbla. Ajo bindet se Feriti ka të dashur dhe nga xhelozia, largohet prej tij. Largimin e saj të papritur, Feriti e kupton menjëherë sapo shikon mesazhet në telefonin e tij dhe ajo xhelozi, i pëlqen.
Aisheja, në zyrën e saj, mendon kohët kur ishte e martuar me Feritin dhe ka përjetuar ndjesinë e tràdhtisë, me mesazhet që ka gjetur në telefon mbi vendin dhe orën ku Feriti do takohej me femrën tjetër, si dhe pamjen që ka parë me sytë e saj, duke u takuar Feriti e duke u përqafuar me atë femër. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila gjen Ajnurin me telefonin e saj në dorë. Telefoni sapo ka mbërritur në shtëpi me korrier dhe brenda letrës së paketimit është edhe kodi, që ia bën asaj të thjeshtë hapjen e telefonit.
Nana tenton t’ia marrë nga duart sepse Ajnuri e kèrcènon se do ia tregojë Jamanit videon ku ajo përshëndetet Azizin si vëllanë e saj, por nuk arrin t’ia marrë dot sepse pranë tyre shkon Jamani dhe Ajnuri ia tregon atë video. I shòkuar, Jamani pyet nëse diçka e tillë është e vërtetë dhe Nana e pranon. Përveçse pranon se është futur në atë shtëpi për hàkmarrjen e vëllait, ajo rrëfen edhe kùrthin e Idrisit, duke u betuar me lòt në sy se ai e ka màshtruar dhe e ka futur në atë valle.
Jamani i tmèrruar, i ùlëret dhe betohet se ajo do e paguajë tràdhtinë e saj, ndërsa Nana që qëndron para tij e pìkëlluar, alìvanoset. Nedimi shfrytëzon një moment kur të gjithë largohen që aty, dhe e merr Nanën në krahë, e fut në makinën e tij dhe e dërgon shumë larg. Nana zgjohet dhe merr një taksi për t’u larguar por në taksi përballet me një përndjèkje me qëllim vràsjèn e saj, që i vjen nga Idrisi. Për fat ajo shpëton por Nedimi nuk shpëton dot nga ulèrimat e Jamanit që ajo u iku sërish nga duart.