Për familjen time/ Doruku trònditet nga videoja që shikon

Tollga tùrpërohet para gjithë shkollës kur të gjithë njëherazi ndjekin videon që djemtë i kanë bërë natën e kaluar, ku Tollga duket dhe dëgjohet qartazi duke pranuar rrèngun e pabesë që i ka bërë vajzave. Askush nuk i afrohet më, ndërsa drejtori thërret babain e tij, i cili gjithashtu tùrpërohet dhe kërkon që të fillojnë menjëherë procedurat e çrregjistrimit të Tollgës nga ajo shkollë. I vetmi person që ishte në dijeni të rrèngut të Tollgës, është Harika por atë ditë ajo nuk do shkojë në shkollë, për shkak të disfatës familjare.

Për atë disfatë, Suzana mban fajtor vetëm Akifin, ndaj dhe shkon në kompani për t’ia kthyer përmbys zyrën. Ajo e bën, si dhe i betohet se do hàkmerret ndaj tij. Akifi nuk i frìkësohet aspak kërcènimeve të Suzanës, ndërkohë që as nuk e di se i ka krijuar vetes një àrmik tjetër. Ai është Erhani, personi që pàndeh t’a ketë krah të djahtë. Erhani, në pàbesi, ka ruajtur USB-në me pamjet filmike të qarta ku Akifi shfaqet duke vràrè Veliun, babanë e jetìmëve. Pasi Akifi refuzon sërish t’i japë para, Erhani mendon t’a përdorë videon.

Në mbrëmje, kur Doruku shkon të studiojë me Asijen në shtëpinë e saj, Erhani i dërgon me email Dorukut një pjesë të videos. Doruku arrin të shikojë me sytë e tij vetëm faktin që babai i tij ka dèbatuar dhe është përlèshur fizikisht me babain e Asijes, të cilin e ka para syve në fotografinë familjare të vàrur në mur. Për fat, Doruku e shikon videon i vetëm, pa Asijen, dhe menjëherë e mbyll kompjuterin kur Kadiri futet në shtëpi. I vetmi që nuk ndodhet aty, është Omeri, pasi po qëndron me Ogulxhanin.

Rastësisht, Omeri gjen në telefonin e Ogulxhanit foton e bisedës së Harikës me Tollgën, ku ajo pranon se e ka lènduar vetë veten. Omeri shpreh zhgënjim të thellë ndaj Ogulxhanit por edhe e përdor atë foto, sa për t’i vërtetuar Suzanës pafajësinë e tij dhe manjàkërinë e së bijës. Suzana shòkohet aq sa zhgënjehet nga Harika, ndërsa kjo e fundit thotë se tanimë e ka marrë dënìmin e merituar dhe me këtë nënkupton vàrfërinë që i kàploi menjëherë. Omeri nuk kupton asgjë por largohet sapo Suzana kërkon shumë falje nga ai.