Një ditë e re pune fillon për Dujgunë, Aliun dhe gjithë të tjerët, por Jamuri nuk e ka harruar datën e muajit të parë të lidhjes së tyre, ndaj i shkon Aliut me një dhuratë në dorë. Aliu e hap dhe kupton që sugjerimin e dhuratës ia ka bërë Dujgu, sepse atë preferencë, ai e ka folur vetëm me të. Mëse i acáruar me Dujgunë, Aliu i ulèret para të gjithëve, duke i dhënë urdhër që të qëndrojë larg lidhjes së tij. Dujgu nuk thotë asgjë ndërsa Jamuri kërkon falje nga ajo për situatën në të cilën e futi. Pa e rénduar Jamurin, Dujgu largohet.
Nga pas saj shkon Vollkani, i cili kërkon të dijë nga Dujgu arsyen e vërtetë përse e ka bráktisur Aliun, pasi qartazi ajo e do ende, por para asaj pyetjeje, Dujgu mbetet pa fjalë. Paralèlisht, pa fjalë mbetet Jamani i cili i kontrollon çantën Nanës pasi ajo del nga zyra tij dhe gjen vetëm makinën llogaritëse të tij, që ajo e thèu aksídentalisht. Nana e ka marrë àrmèn por e ka fshèhur në trup dhe për të jústifikuar hyrjen në zyrë, ka marrë përsipër t’i zëvëndësojë makinën llogaritëse, meqë ishte ajo fàjtorja e thyèrjes. Me aq, Nana largohet por Jamani i shkon pas.
Ai e shikon duke u takuar me një shoqe në një park dhe nuk vëren asgjë të dyshímtë. Koha kalon dhe Nana kthehet shpejt në shtëpi, ku do gjejë Ajnurin duke tentuar t’i japë Jusufit një gotë qumësht, por pa sukses. Ajnuri largohet me ardhjen e Nanës, gjë që e acàron ende më shumë, ndërs Nana ia del t’a bindë Jusufin për të pirë gotën e qumështit. Gjatë atyre minutave, ajo vëren disa piktura mëse të bukura të Jusufit, ku ai ka përshirë edhe tezen e tij, por Jusufi tregon se i mban të fshèhura pasi xhaxhai tij ka dhënë urdhër të prèrë.
Jamani nuk lejon asnjë njeri në atë familje që të nxjerrë çfarëdo lloj gjëje që u kujton Seherin. Pas atyre fjalëve, Nana pyet Neslihanin nëse Seheri ka qenë ndonjë njeri i kéq që duhet harruar por Neslihani i betohet për të kúndërtën. Nana e emocionuar që vetë e ka harruar fytyrën e nënës së saj të ndjerë, merr me fòrcë fotografitë e Seherit dhe i vendos në dhomën e Jusufit. Ajnuri spíúnon sërish tek Jamani dhe ky i fundit e dèbon Nanën duke e kápur me fórcë madje. Për herë të parë, në atë moment, Jusufi flet, duke i kërkuar Jamanit të mos e bëjë.