Sekrete familjare/ Çinari vendos të rrëfehet tek Xhejlini për natën e vràsjès

Ereni ndryshon shumë mendime të sistemuara në mendjen e Ilgazit, kur mëson nga anàlizat se Çinari nuk përdor substanca të ndàluara për vete, ndaj si rezultat, ai i mban vetëm sepse i shet. Zhgènjimi i rradhës do ndodhë gjatë kontrollit për t’i gjetur se ku i ka fshèhur në shtëpi paketat e tjera. Ilgazi, sëbashku me Xhejlinin, zbulojnë se ato ndodhen brenda arushit të preferuar të motrës së vogël, Defnes. Mëse i lènduar nga ai zhgènjim aq i madh, Ilgazi merr arushin dhe me të në dorë shkon të takojë Çinarin.

Ai e krìtikon si kurrë më parë, duke e pyetur se kur u shndërrua në person të tillë, se si nuk e ka menduar fare motrën e tyre që e kanë amanet nga nëna e ndjerë dhe se kur do flasë për të shpëtuar nga ai pellg në të cilin ka rènë. Çinari vijon të mos rrëfehet por mes lòtësh thotë se i tillë është dhe nuk ndryshon dot. Ilgazi ndërkohë, me drejtësinë e tij, betohet se ai arush do dòrëzohet në pòlìci. Çinari frìkësohet ende më shumë pasi nëse ato paketime shkojnë në pòlìci, Çinarin dhe familjen e tij do i lëndòjnë kokat e asaj pune të palìgjshme.

Ai kthehet në qèli duke qàrë, pa e ditur ende se në atë qèli ka një àrmìk të pazbuluar. I pazbuluari, ndodhet aty për shkak të Metinit, babait të Çinarit dhe për t’u hàkmarrë ndaj tij, e shikon Çinarin si opsionin ideal. Ndërkohë, babai i Xhejlinit kërkon të dijë se kush është avòkati që ka guxuar t’a mbrojë Çinarin, pasi ai është i bindur se Çinari është vràsèsi. Për t’a mësuar, Zaferi shkon pranë Jektasë por sado që përpiqet, Jekta nuk flet, sepse ka një marrëveshje të fshèhtë me Xhejlinin, të cilës dhe ia kujton se koha po i mbaron.

Por Xhejlini i drejtohet Çinarit. Ky i fundit vetë ka kërkuar takim me të, që ajo t’a bindë Ilgazin që të mos e dòrëzojë arushin në pòlìci, pasi do rrezìkojë shumë familjen e tyre. E vetmja mënyrë që Xhejlini pranon t’a bindë, është nëse Çinari do tregojë se çfarë di mbi Inxhin dhe ndodhitë e natës së vràsjès së saj. Ato bien dakord, por fillimisht duhet Xhejlini të flasë me Ilgazin që ai të mos e denòncojë. Për këtë, ajo nxiton që të shkojë pranë Ilgazit dhe në disa forma tenton t’a bindë, por asnjëra prej formave nuk funksionon.