AMANETI/Jamani përndjek Nanën në takimin me Lukën

Feriti ngacmon qëllimisht Korajin ndërmjet telefonatës që ai i bën Aishes, duke ngritur zërin që Koraji t’a kuptojë se janë bashkë. Si të mos mjaftonte, Koraji do dëgjojë Aishen tek i flet Neshesë për Feritin, me një mundësi rikthimi me të.

Aisheja, atë ditë ka dëgjuar Feritin të thotë nga goja tij se pas divorcit me Aishen, nuk ka pasur asnjë lidhje tjetër në jetë. Marrë shkas nga ajo gjë, Koraji vendos të lëvizë çdo gur për t’a parandaluar rikthimin e Aishes me Feritin.

Sakaq, Jamani nuk i flet dot Nanës kundër Lukës, edhe pse dyshimet e tij janë kthyer në bindje. Për më tepër, ajo i thotë se nuk do e afrojë më në jetën e saj, sepse ai e zhgënjeu pasi pandehu se ishin shokë. Sërish, Jamani hesht.

Të nesërmen, ai i vihet nga pas Nanës në një takim që ajo lë me Lukën, duke qenë mëse i bindur se Luka po krijon një kurth për Nanën por në të vërtetë, Luka po organizon propozimin për martesë ndaj saj.