Aliu e përqafon Dujgunë por për shkak se ajo ende nuk i tregon se për çfarë e ka bràktisur realisht në ditën e tyre të dasmës, Aliu vetë nuk e kupton. Ai pándeh se Dujgu është treguar egoiste dhe e ka lënë atë mënjanë duke qenë e shqètësuar vetëm për shëndetin e saj, ndaj dhe vendos të largohet prej të gjithëve për pak. Mungesa e tij vërehet menjëherë dhe si të mos mjaftonte, Vollkani tregon se makina tij është gjendur e aksídentuar në një zonë jo shumë të largët nga kómisariati ku ato të gjithë punojnë.
Teksa kolegët kërkojnë për Aliun, ky i fundit telefonon Vollkanin dhe nga ai mëson edhe që ia kanë vjèdhur makinën dhe janë aksídentuar me të, edhe që Dujgu e ka bràktisur duke menduar se ai do e urrènte që nuk do i jepte dot fëmijë, sepse ai gjithmonë ka shprehur një dëshirë të madhe për të pasur fëmijë. I nxítur nga fjalët e Vollkanit që i beson plotësisht, Aliu kthehet nga kèqkuptimi tij, i shkon pranë Dujgusë dhe para Semrasë e Jaseminit, i propozon asaj për martesë.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila mëson nga Xhengeri se ai punon pranë Jamanit prej 15 vitesh dhe ndryshe nga mendimet e Nanës për Jamanin, Xhengeri shprehet se Jamani për të ka qenë edhe nënë edhe baba, përherë. Jamani ndërkohë, tregon që bën çdo gjë për hir të Jusufit dhe kështu, pranon të bashkëpunojë me psikòlogen, që fillimisht kërkon të bëjë një bisedë të zgjeruar me Jamanin, për të parë pikëpamjet e tij në aspekte të ndryshme të lidhura me Jusufin.
Në përfundim të bisedës së tyre, ato bëjnë edhe lojëra për të parë sigurinë që ndjen Jusufi tek Jamani dhe Nana, si dy personat me të cilët ai shpenzon më së shumti kohë. Lojërat kryhen me sukses por kur rikthehen brenda në shtëpi, aksídentalisht Neslihani thyèn disa gota dhe Jusufi reagon aq kèq, saqë psikòlogia e shikon situatën tepër të rénduar. Ajo sugjeron një kamping për Jamanin dhe Jusufin, gjë që Jamani e aprovon. Ai tenton të lërë jashtë grupit Nanën por për shkak të Jusufit, dètyrohet t’a pranojë.