Vajza në dritare/ Nalani ofèndohet nga fjalët e Selenës

Selena bën një mbledhje në kompani, mbledhjen e parë si drejtuese e asaj kompanie, gjë që e ka pasur ëndërr prej kohësh. Në atë mbledhje, ajo përmend shpenzimet e tepërta që duhet të heqìn të gjithë dhe mes shpenzimeve, konkretisht përmend blerjen e një ore. Ajo është një orë që Nalani ia ka blerë Sedatit por Nalani i sqaron Selenës dhe të gjithë familjes së saj se për krìtika personale ndaj saj, nuk ka përse bën një mbledhje, mund t’a marrë veçmas e t’i thotë.

Për më tepër, thekson se orën që i ka blerë Sedatit dhe çdo shpenzim që ka bërë ndonjëherë, e ka bërë me paratë e familjes së saj, të babait të ndjerë. Pa e lejuar Selenën as të përgjigjet, Nalani largohet nga mbledhja dhe ashtu si Nalani, askush nuk e përkrah veprimin e Selenës, as vetë babai i saj kùrnac. Gjatë asaj kohe, në shtëpinë e tyre, drejtimin e ka marrë Ferideja sepse tashmë Gylxhihana është larguar pa i lënë adresë asnjërit prej tyre. Ferideja në krye të shtëpisë, do jetë një tortùrë për Dujgunë por edhe për Takon.

Megjithatë, ky i fundit, vazhdon misionin e tij, duke lënë letra në dhomën e Nalanit. Ai rrezìkon që Ferideja dhe ndihmësja e saj t’a zènë por për fat, nxiton dhe askush nuk e gjen që ndodhet aty. Ferideja është futur në dhomë me misionin e zbulimit të ndonjë detaji në jetën e Nalanit që Nalani mund të jetë duke ia fshèhur por atë detaj do e gjejë ndihmësja e Feridesë, e cila duke e ditur mjaft mirë reagimin e Feridesë, vendos t’ia mbajë të fshèhtë. Detaji, është pikërisht letra që Tako i la.

Sakaq, Gylxhihana që është larguar nga shtëpia, shpreson se duke mos i lajmëruar as fëmijët se ku ndodhet, do e mèrakosë shumë Rafetin, por ky i fundit nuk e pranon para asnjë njeriu që është i shqètësuar për vendodhjen e Gylxhihanës. Ai nuk lë gur pa lëvizur për t’a gjetur atë por para të tjerëve hìqet si i ftohtë. Ndërkohë Gylxhihana, merr një telefonatë nga Xhana që i kërkon të takohen sa më shpejt. Gylxhihana i shkon asaj në shtëpi dhe shòkohet kur mëson se fëmija nuk abòrtohet, pasi i ka kaluar koha e lejimit të abòrtimit. Përtej të gjithave, i premton mbështetje por edhe i kërkon që Sedatit t’ia fshèhë.