AMANETI/ Jasemini bie në kùrthin e Ertugrulit

Jamani dhe Seheri pàndehin të jenë të vetëm në makinë kur bëjnë një plan spontan për të shkuar në muaj mjalti, por paprìtur, në pjesën e pasme të makinës shfaqet Jusufi. Ai tregon se si është futur fshèhurazi aty, gjë që ato të dy i çudit, por edhe i bën që t’a anùllojnë muajin e mjaltit, sepse duan të jenë vetëm për vetëm. Në anën tjetër, edhe fejesa e Dujgusë me Aliun shkon më së miri dhe çdo gjë përfundon pa asnjë incìdent. Ato ndërrohen rrobash , sepse vendosin t’u shkojnë për vizitë Jamanit dhe Seherit.

Pasi i gjithë ekipi largohet nga shtëpia, Jasemini merr një mesazh nga gjòja shoku me të cilin ajo është rritur. Ai është i etur për hàkmarrje, sepse nuk e di anën e errèt të Ertugrulit, prandaj e màshtron duke i thënë se dëshiron të takohet për t’u pajtuar. Jasemini pranon menjëherë e entuziasmuar. Ndërkohë motra e saj ndodhet në shtëpinë e Jamanit dhe Seherit. Mes tyre, Fërati lumturohet më së shumti që asaj i është rikthyer kujtesa plotë dhe për t’a ngàcmuar, i bën disa pyetje detajiste për nga e kaluara tyre.

Seheri u përgjigjet të gjithave saktë, ato qeshin sëbashku, drekojnë e luajnë, derisa Aliu merr një mesazh që i bën të ngrihen të gjithë nga vendi. Ato largohen ashtu siç janë, si një ekip dhe Aliu u tregon me kèqardhje se ka marrë làjmin që Ertugruli është arràtisur nga bùrgu. Dujgu kupton se kjo ka të bëjë me motrën e saj dhe menjëherë nxitojnë për t’a gjetur atë, por gjatë asaj kohe, Jasemini ka rènë në kùrthin e shokut të saj dhe është gràbitur nga ana Ertugrulit, në mënyrë mizòre.

Sakaq, atë ditë do përjetojë rrèzik edhe Çiçeku me Zijain që kanë ndaluar në një lokal për të pirë çaj por nuk e vërejnë se nga larg po i vëzhgon ish bashkëshorti i Çiçekut. Ai tenton t’a marrë atë me fòrcë por Zijai ndërhyn dhe e gòdet pa ndalim, derisa ndërhyn edhe shoferi që po i shoqëronte. Paralèlisht, dòktori që solli paqe në familjen e Zijait, dòktor Azizi, është gjithashtu në rrèzik, nga vetë vëllai i tij. Ai ia dërgon àrmìqtë pikërisht në vendin ku Azizi po peshkon, por në mënyrë shòkuese, ai i shikon duke u larguar nga Azizi, pasi rifusin në brez àrmèt.