Motra e Xhengerit, Ajnuri, spíúnon Nanën që u fut në zyrën e Jamanit ndaj ky i fundit, në prezencë të të gjithëve i kontrollon çantën Nanës, por nuk gjen asgjë. Ajo e ka marrë ármén por e ka fshèhur në brez, ndërsa për të jùstifikuar hyrjen në zyrën e Jamanit, ajo ka marrë makinën llogaritëse që ia thèu aksídentalisht dhe thotë se do ia rregullonte atë, për të çuar në vend gàbimin që bëri. Edhe pse nuk i gjen asgjë, Jamani i víhet nga pas për të parë ndonjë veprim të dyshímtë, por nuk vëren asgjë.
Kur Nana kthehet në shtëpi, ajo gjen Ajnurin pranë Jusufit teksa përpiqet t’a bindë atë që të pijë një gotë qumësht, por nuk ia del. Ndryshe nga Ajnuri, Nana ia del t’a bindë dhe teksa Jusufi pi një gotë qumësht të plotë, Nana vëren pikturat që ai ka bërë dhe i pëlqejnë shumë por Jusufi thekson se duhet t’i fshèhë pasi xhaxhai i tij ka dhënë urdhër që në shtëpi të mos ketë asgjë që kujton Seherin. Fillimisht Nana pándeh se mos Seheri ka qenë një person i kéq, meqë Jamani reagon në atë formë, por Neslihani i thotë se ka qenë më e mira në botë.
E irrítuar nga rregulat e pakuptimtë të Jamanit dhe e bindur që Jusufi nuk duhet t’a harrojë fytyrën e tezes siç Nana ka harruar fytyrën e mamasë së saj të ndjerë, ajo i merr fotot me Seherin dhe i dërgon në dhomën e Jusufit. Ajnuri i tregon Jamanit, ku i fundit i ulèret Nanës e cila dhe gjen guximin për t’i thënë se ai vetë nuk e shikon dot Seheri dhe do që askush tjetër të mos e shohë. Pas atyre fjalëve, ai e pérzë nga shtëpia por ai dèbim, do bëjë që Jusufi të flasë për herë të parë, që nga vdèkja e Seherit. Ai i kërkon xhaxhait të tij, që të mos e dëbòjë Nanën.
Jamani i shkon pranë mëse i lumtur që ai foli, ndërsa Jusufi thotë mes lótësh se Jamani nuk e do Seherin dhe për këtë arsye, as Jusufi nuk do e dojë më atë. Në anën tjetër, Jamuri i dòrëzon Aliut dhuratën që i ka bërë, gjë që Aliun e bën menjëherë të kuptojë se Dujgu i ka treguar çfarë t’i bëjë, sepse atë dëshirë të tij, vetëm Dujgu e ka ditur. Aliu i ulèret Dujgusë para të gjithëve, duke e urdhëruar të mos fusë hundët në marrëdhënien e tij. Jamuri ndihet në fàj dhe ndërhyn për të kërkuar falje nga Dujgu, por nuk zgjidh asgjë.