Sekrete familjare/ Xhejlini shòkohet nga të dýshuarit për vràsjèn e së motrës

Xhejlini do mbetet pa fjalë kur shikon Parsin që merr babanë e saj për në dhomën ku bëhen pyetjet ndaj të dýshuarve. Fshèhurazi ajo futet për t’i dëgjuar, sëbashku me Ilgazin që nuk e lë atë të vetme. Rràhjet e zemrës i shtohen së tepërmi kur dëgjon babanë e saj që pranon se në datën që shënon vràsjèn e Inxhit, ai ka pasur një kònflikt të madh me të, që e ka çuar deri në dhùnè, për herë të parë në jetën e tij. Zaferi pranon me kokën ulur se e ka humbur kòntrollin mbi veten dhe e ka rràhur, por nuk e ka vràrè kurrsesi.

Xhejlini nuk e dëgjon dot më gjatë por del që aty, dhe si përherë ka Ilgazin nga pas, që e ndihmon të qetësohet me këngën që Inxhi i ka lënë. Ereni shkon shumë shpejt pranë tyre dhe u tregon se profesori po ia mbàth  me gruan por nuk kanë asnjë mënyrë si t’a ndalojnë pasi provat e tyre janë të jashtëlìgjshme. Xhejlini menjëherë mendon mbi një denòncim anònim, dhe e bën, duke thënë në telefon se Inxhi ka pasur lidhje me profesorin dhe dýshon se vràsèsi mund të jetë vetë ai. Për pak, Xhejlinin rrèzikon t’a zërë Parsi, që e ka gjithmonë njërin sy mbi të.

Me pak lëvizje, pòlìcia arrin t’a ndalojë largimin e Ozanit dhe bashkë me gruan e tij, ato dalin para Parsit. Gruaja mes lòtësh thotë se të gjitha pròblemet ua ka sjellë Ozani dhe kështu tregon se natën e vdèkjes së Inxhit, ajo i ka gjetur të dy në shtëpinë e saj dhe instiktivisht i është vërsùlur Inxhit, të cilën pasi e ka rràhur, e ka dëbùar nga shtëpia. Ajo betohet se Inxhi është larguar me këmbët e saj dhe nuk e kanë parë më. Ndërsa Ozani, që akùzohet nga Parsi për lidhjen me studenten e tij, thotë para gruas se ka qenë i dashuruar màrrëzisht.

Pas dëshmìsë, ato lejohen të largohen nga komìsariati por jo të dalin jashtë qytetit. Menjëherë në rradhë, do jetë një i dýshuar tjetër. Ai është Osmani, dhëndrri i familjes së Xhejlinit. Në telefonin e Inxhit janë gjetur mesazhe nga ai, ku i shkruante se do e vrìstè nëse do fliste. I dètyruar, Osmani rrëfen se Inxhi e kishte zbuluar që ai kishte lidhje jàshtëmartesore me gruan e xhaxhait të tyre, Zymrytin dhe donte t’i tregonte të motrës. Për të vërtetuar se natën e vràsjès së Inxhit ai ka qenë në tjetër vend, Osmani tregon hotelin ku ka qenë me Zymrytin.