Jamani arrin të mashtrohet nga Nedimi që rrezikon edhe jetën e tij, vetëm për t’ia fituar atij besimin. Kështu, Jamani i drejtohet shtëpisë së tij, ndërkohë që në shtëpi tanimë të gjithë besojnë se ai ka vdekur.
Madje, hallë Akça përgatitet shpirtërisht për t’i treguar edhe Jusufit atë që beson, se Jamani ka vdekur por sapo merr të flasë, dëgjohet zilja e derës. Jusufi nxiton t’a hapë dhe pas derës shfaqet Jamani me Nanën.
Ardhja tij lumturon të gjithë familjen që kishte nisur ceremonitë mortore për të. Nga një bisedë e shkurtër me hallën e tij, Jamani kupton se vetëm Nana nuk e ka besuar se ai ka vdekur.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, mëse i lumtur që Jamani jeton por edhe e shfrytëzon gjithçka që ndodhi, për t’u hequr si viktimë para Aishes, sepse ajo mendon që ai po kalon traumë ndaj dhe kujdeset për të.