Feriti dhe i gjithë ekipi policor do shokohen nga punonjësi i çajit, Kirpi, i cili do dorëzojë një armë duke rrëfyer se ka kryer aksidentalisht vrasjen e një vajze. Feriti e merr veçmas dhe në rrëfimin e plotë, i kërkon detaje të vajzës, që Kirpi nuk i di.
Feriti kupton se ai po merr përsipër një krim për të shpëtuar autorin e vërtetë, ndaj nuk e arreston atë por i thellohet më tepër kërkimeve për ngjarjen. Paralelisht, Jamani i thellohet ndryshimit të Nanës në formë të papritur.
Ai e vëren se si ajo e shmang dhe sillet ashpër si kurrë më parë, ndaj e pyet me vendosmëri se çfarë po ndodh me të. Për të mos nxjerrë hallën e tij, Nana i thotë se nuk ka rrugë tjetër me të, që vetëm e kritikon pa ndalim, si dhe i ulëret.
Jamani e lë me aq duke i dhënë të drejtë por pak çaste më vonë shkon t’a thërrasë për t’i treguar për pasurinë që gëzon nga Azizi, gjë që ia komunikoi një avokat. Jamani ofron ndihmën e tij për procedurat në vijim por nga sikleti hallës, ajo refuzon.