Jamanin dhe Nanën i merr policia nga vendi ku ato po gjuajnë me armë. Ato dërgohen në komisariat, ku do i marrë në pyetje Feriti, i cili pas procedurave të detyrueshme, i lë të dy të lirë sepse e di që janë të pafajshëm.
Gjatë asaj kohe, në shtëpinë e Jamanit ka mbërritur Emini, djaloshi që Ikra dashuron. Atë e sjell Nedimi, me urdhër të Jamanit dhe kështu të dy mbrohen nën strehën e Jamanit. Çaste më vonë, mbërrin Nana dhe Jamani.
Nana vëren papritur gjakun që po i rrjedh nga dora Jamanit dhe me stil e thërret për në dhomën e tij, ku me këmbëngulje ia pastron e mjekon plagën. Pasi përfundon, Nana rikthehet tek Ikra, për t’i dhënë lajmin e bukur se do i bëjnë ceremoninë e fejesës me Eminin.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Vollkani që po kujdeset për Neshenë në spital. Ai merr një rrëfim pëlqimi nga ana saj dhe të njëjtën gjë bën edhe ai. Për më tepër, ai e ushqen me duart e tij që ajo të mos ndihet e kompleksuar nga pesha.