AMANETI/Nana i bindet urdhërit të Nedimit

Feriti me Aishen e dërgojnë me nxitim Doanë në spital, pasi ajo shkapet kokën dhe bie në tokë pa ndjenja. Në spital, pasi zgjohet, ajo i drejtohet Feritit duke i thënë “baba” dhe këtë, doktori e shpjegon si efekt të traumës që ka pësuar.

Me këshillën e doktorit, Aisheja nuk e lejon Korajin që të bjerë pre e xhelozisë së tij e t’i tregojë Doasë se ka pësuar traumë, ndaj për pak kohë, ajo dhe Feriti shijojnë rolin e prindërve të Doasë.

Paralelisht, Nana i bindet kërcënimit dhe urdhërit të Nedimit, ndaj dhe i shkon në dhomë Jamanit, i ulëret dhe i shpreh një zhgënjim të rremë, se si ajo gjoja e ka besuar se ai është një trafikant droge.

Jamani humbet toruan nga mosbesimi i Nanës dhe për të nxjerrë inatin, shkon të flasë me Nedimin, duke pandehur t’a ketë shok. Betimet e Jamanit për hakmarrjen ndaj personit që po ia bën këtë kurth, e frikësojnë edhe Nedimin.