Dujgu qëndron e vetme në oborrin e shtëpisë, ku pranë i shkon Jasemini. Ajo e pyet çfarë ka ngjarë që po lòton dhe kështu Dujgu i tregon peshën e fàjit që ndjen për faktin që Aliu po qëndron në një lidhje ku nuk ndjen dashuri dhe rrjedhimisht, Jamuri po përjeton një lidhje të rrème, duke pandèhur se Aliu e dashuron. Jasemini e ngushëllon me një përqafim dhe biseda mbyllet me aq. Paralèlisht, atë natë, Nana po përballet me eufòrinë e Jamani që kërkon me patjetër të dijë me kë po takohet ajo.
Edhe pse Nana kërkon prìvatësi për punët e saj personale, ai sërish ngulmon në të tijën, duke u sqaruar se i intereson çdo gjë e çdo personi që ka të bëjë me Jusufin. E dètyruar, Nana i tregon se po shpërndan ushqim për njerëzit e vàrfër, gjë që e bën për shpirtin e nënës së saj të ndjerë, të cilës nuk ia di as vendin ku e ka vàrrin. Këtë ia vërteton duke hapur bagazhin, ku brenda ka ushqimet e ndara në disa trasta. Me aq, Nana largohet për në shtëpi, ku mes lòtësh, do mbyllë sytë e do i flasë Azizit e nënës së saj që nuk e ka më.
Jusufi e shikon dhe futet brenda, ndaj ajo e fton që të bëjë edhe ai të njëjtën gjë, duke menduar për tezen e tij, Seherin. Jamani i vështron nga dera që qëndron hapur por nuk ndërhyn apo ulèret, edhe pse Nana po thýen rregullin që ai ka vendosur për të mos folur për Seherin në atë shtëpi, veçanërisht me Jusufin. Ajo natë mbyllet me aq, për t’u filluar të nesërmen një mëngjes mëse eufòrik. Kjo, sepse Nana mëson nga Xhengeri që Jamani ka përgatitur racione të tjera ushqimore, për t’i shpërndarë për nënën e saj që nuk jeton më.
Ajo nèvrikoset shumë dhe me po aq eufòri i shkon në zyrë Jamanit, ku i thekson se nuk mund të mbulojë fàjin e të kërkojë falje, në mënyrë të tillë, ndaj bën mirë të qëndrojë larg punëve të saj personale. Pas atyre fjalëve, Nana largohet, pa i lënë hapësirë Jamanit që të shpjegohet. Sakaq, në zyrën e pòlìcisë ku punon Aliu me Dujgunë, kësaj të fundit i shkon pranë Jamuri, për t’a thùmbuar me fjalë para se ajo të largohet për në Ankàra, me qëllimin që Dujgu të bindet në lidhjen dhe dashurinë e tyre e të mos shpresojë më për Aliun.