Nana zemëròhet me Jamanin që po i kërkon llogari dhe thekson se janë punët e saj personale. Pavàrësisht jùstifikimit të logjikshëm, Jamani kërkon të dijë çdo gjë për personin që i qëndron aq pranë nipit të tij. Prandaj, Nana i tregon bagazhin e makinës që ka ngjitur, i cili është i mbushur me ushqime që ajo ua shpërndan të vàrfërve, për hir të nënës së saj të ndjerë, sepse është e vetmja lidhje që i ka mbetur me nënën e vdèkur, vàrrin e të cilës nuk ia ka treguar njeri. Pas atij rrëfimi, Jamani ndihet kèq por tanimë Nana nuk e lë me aq.
Ajo e akùzon se është një njeri shumë i kèq që e shikon të kèqen gjithandej dhe nuk beson tek askush. Pas atyre fjalëve, Nana largohet. Në shtëpi, ajo përlotet duke menduar për nënën dhe vëllanë e saj tanimë të ndjerë, Azizin. Jusufi i shkon pranë dhe ajo i tregon se mund t’i flasin të dashurve që nuk i kanë më, duke e drejtuar fytyrën nga qielli e duke i mbyllur sytë. Jamani i shikon nga dera që qëndron e hapur por kësaj rradhe nuk i thotë asgjë Nanës që po thýen rregullin duke përmendur Seherin në prezencë të Jusufit.
Mëngjesin e ditës tjetër, Nana mëson nga Xhengeri se Jamani gjithashtu ka bërë disa porosi për të shpërndarë ushqim për nënën e saj të ndjerë, por Nana nuk e pranon kurrsesi diçka të tillë. Ajo i shkon në zyrë Jamanit, me shumë vrull, duke i theksuar se ai nuk kërkon dot falje në atë mënyrë, duke u përzier në punët e saj personale. Jamani sërish nuk reagon dhe Nana largohet. Në anën tjetër ndodhet Dujguja, e përlòtur. Asaj i shkon pranë e motra, Jasemini, e cila mëson se Dujgu ka dëgjuar Aliun të thotë me gojën e tij se nuk e dashuron Jamurin.
Dujgu e ndjen veten fàjtore që për shkak të saj, Aliu qëndron në një lidhje ku personi tjetër ëndërron më kòt, ndërsa Aliu detyrohet të qëndrojë edhe përse nuk ka dashuri. Por Jamuri nuk është aq e ndjeshme. Që nga veprimi i Aliut ku ai nuk e prezantoi atë para hallë Sulltanës, Jamuri ushqen urrèjtje për Dujgunë. Qëllimisht, ajo i shkon pranë në zyrë për t’i thënë gjòja të ketë kujdes rrugës për në Ankàra, vetëm që të dalë në fjalët se i ka humbur prindërit në aksìdent rrugor dhe që prej asaj dite, lumturia e parë ka qenë Aliu.