Feriti e ndjen që Aisheja ende e do, prandaj dhe vendos të mos heqë dorë nga ajo. Shefi i tyre, i shkon pranë për t’i dhënë një detyrë sèkrete por për shkak se ajo detyrë do i marrë shumë kohë jashtë kòmisariatit dhe larg Aishen, Feriti refuzon. Koraji ndërkohë, ka bërë planet e duhura që t’a bëjë Feritin të mendojë se ai dhe Aisheja kanë një mundësi ribashkimi. Feriti i shikon nga larg Korajin dhe Aishen por nuk e di se ato po flasin për vogëlushen. Koraji ndërkohë, sigurohet që të bëjë gjeste e mimika që të duket sikur ai dhe Aisheja po flasin për njëri tjetrin.
Si të mos mjaftonte, Koraji merr topin e vogëlushes, pasi mëson se ajo do luajë atë ditë me Feritin. Në top, ai shkruan inicialin e tij, të Aishes dhe në mes, fut në një zemër inicialin e vogëlushes, D. Ajo shkon në kòmisariat dhe Feriti luan me të, siç i ka premtuar, por edhe trìshtohet kur shikon inicialet. Vogëlushja që është e nxìtur nga Koraji, i thotë se prindërit e saj do të pajtohen me njëri tjetrin. Ndërkohë, Aisheja nuk e duron aspak kur e shikon Feritin pranë vajzës sepse ka frìkë se ai do e kuptojë që është vajza e tij biològjike.
Ajo e merr me fòrcë dhe sjellja e Aishes, i vë vulën vendimit të Feritit që të heqë dorë nga ajo, ndaj dhe e pranon misionin e fshèhtë që shefi tyre i dha. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani me Nanën, dèbati i të cilëve u dëgjua edhe nga psikòlogia e Jusufit, para të cilës ato kishin premtuar se do gjenin gjuhën e përbashkët. Në një shpjegim veçmas përballë psikòloges, Jamani tregon se sa shumë e nèvrikos Nana me pabindjen e saj, me këmbënguljen e kotë dhe mendjen e saj që nuk pyet për njeri.
Sipas psikòloges, njerëzit nèvrikosen vetëm nga njerëzit që u japin rëndësi në jetën e tyre, por një fjalë të tillë Jamani nuk e pranon assesi. Megjithatë, rikthehet pranë Nanës që të zgjedhin një dhuratë për Jusufin por sado që mundohet t’a përmbajë veten me nèrvozizëm dhe ton të lartë zëri, Nana sërish e ndjen tènsionin mes tyre. Akùzat e saj e bëjnë Jamanin të largohet duke ulèritur, aq sa e dëgjon edhe Jusufi. I frìkësuar se mos xhaxhai i tij e dèbon sërish Nanën, Jusufi i shkon asaj pranë duke e përqafuar e duke i shprehur frìkën por Nana ia heq ato mendime nga koka.