AMANETI/ Jusufi fríkësohet nga xhaxhai i tij

Psikòlogia e Jusufit e zè Jamanin duke debàtuar me Nanën dhe për të sqaruar disa pika që janë shumë të rëndësishme në botëkuptimin e saj, ajo e merr Jamanin veçmas për të biseduar. Para psikòloges, Jamani tenton të shpjegojë se sa e pabindur është Nana, se si gjithmonë i del kúndër dhe e nèvrikos me këmbënguljet e saj të tepërta. Psikòlogia e dëgjon deri në fund dhe më pas komenton duke thënë se njeriu névrikoset nga dikush që i jep rëndësi, prandaj ai duhet të anàlizojë me vete se sa rëndësi ka Nana në jetën e tij.

Diçka të tillë, Jamani e mohon pa hezituar por për hir të misionit që ka marrë përsipër që të ketë komunikim me Nanën, ai rikthehet brenda në shtëpi dhe bashkë me të, tenton të zgjedhë dhuratën për Jusufin. Edhe pse ai mundohet maksimalisht që t’a përmbajë veten nga zëri inlartë dhe nèvrikosja, Nanës sërish i duket sikur ai po i ulèret dhe akùzat e saj të padrèjta, do sjellin zërin e lartë të Jamanit, i cili heq dorë nga përzgjedhja dhuratës me të. Kësaj rradhe, zëri tij i lartë do dëgjohet deri tek Jusufi.

Me t’u larguar Jamani, Jusufi nxiton të përqafojë Nanën, duke qenë shumë i fríkësuar se mos xhaxhai i tij do e dëbòjë atë sërish, por Nana i premton se diçka e tillë nuk do të ndodhë më. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, me shpresat e tij se ndoshta një ditë do mund të jetë sërish me Aishen. Teksa ndodhen në punë, shefi tyre i shkon pranë Feritit për t’a ngarkuar me një detyrë të re, kësaj rradhe si një mision sèkret. Feriti nuk do aspak që të largohet nga përditshmëria me Aishen, prandaj dhe e refuzon.

Por, Koraji është i vendosur t’ia heqë të gjithë shpresat që e di se Feriti ka krijuar për të dhe Aishen, ndaj gjen një formë dhe e bën atë shumë xhelòz për Aishen, në një kohë që Koraji me të po flet vetëm për vajzën. Çaste më vonë, Koraji mëson se vogëlushja do shkojë në vendin e punës së nënës së saj, me një top në dorë pasi Feriti i ka premtuar se do e mësojë të luajë. Ai qëllimisht shkruan në top inicialet e tyre dhe kur Feriti i shikon, vogëlushja i thotë se prindërit e saj do pajtohen. Aisheja sapo i shikon bashkë shkon t’a marrë vogëlushen me nxitim dhe sjellja saj e bën të bindet për të pranuar misionin sékret pólicor.