Jamani shikon që Jusufi po fsheh diçka pas vetes dhe ngulmon derisa Jusufi pranon të tregojë se çfarë është. Sapo shikon orën e Nanës, Jamani i kërkon t’a dorëzojë por Jusufi kundërshton. Megjithatë, nuk ka nga ia mban dhe e dorëzon orën, por duke theksuar se Nana është shumë e mirë dhe asnjëherë nuk do heqë dorë nga ajo. Me orën në dorë, Jamani i drejtohet vendit të shokut të tij të veçantë, që përherë i ka folur pozitivisht dhe me superlativa për Nanën. Kjo e fundit, e shikon Jamanin duke u afruar dhe fshihet që ai të mos e shohë pasi e di se si do reagonte.
Jamani dorëzon orën tek ai dhe i thotë se ka gabuar në mendimin dhe gjykimin e tij mbi Nanën, sepse ajo rezultoi të ishte màshtruese dhe aspak e sinqertë. Pavarësisht fjalëve të Jamanit, ai ngulmon në fjalët që ka thënë edhe më përpara dhe kjo shkakton aq irrìtim tek Jamani, saqë largohet. Menjëherë pas largimit të tij, ai i jep para Nanës, e cila i pranon vetëm duke i konsideruar si borxh. Ndërkohë që ajo largohet, djemtë e paguar nga Idrisi vazhdojnë t’a kërkojnë atë derisa bien në gjurmë të saj.
Ato e shikojnë nga larg dhe i vihen në ndjèkje me vrapim por për fat, Nana shikon Jusufin me Jamanin dhe fshehurazi futet në bagazhin e makinës së tyre. Djemtë e Idrisit nuk gjejnë dot guxim t’i afrohen makinës së Jamanit dhe kështu, Nana largohet fshehurazi me to. Kur mbërrijnë në shtëpi, ajo gjen formën për të biseduar vetëm me Jusufin dhe me ndihmën e tij, arrin të fshihet në dèpo. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Feriti, i cili vëren se Aisheja po sillet ndryshe nga herët e tjera dhe po bën telefonata të fshehta.
Ai bën pyetje mbi rastin e Esrës por Aisheja e anashkalon, duke u ndjerë në fàj që Esrën po e mban të fshehur në shtëpinë e saj, sepse beson që është e pafajshme. Në fund të turnit, Feriti i tregon Aishes një dhuratë që i ka bërë Doasë dhe çuditet pafund që ajo nuk zemëròhet aspak. Duke qenë i bindur se Aisheja po fsheh diçka, Feriti i shkon papritur në shtëpi. Nesheja ndihmon Esrën të fshihet në një dhomë të shtëpisë por Feriti i shkon me taktika deri në dhomë dhe kupton përse Aisheja po sillej çuditshëm gjithë ditën.