Koraji takohet me bashkëpunëtorin e tij dhe përpiqet t’a bindë që t’ia mbathë, që assesi Koraji të mos përmendet gjëkundi para Aishes e të zbulohet krimi tij, por nuk ia del dot. Ndërkohë Aisheja vazhdon ende me kërkimet, ashtu si dhe Feriti.
Të dy shkojnë në komisariat por fajtorin nuk e bëjnë dot të flasë, që ai të tregojë se kë ka mbi krye. Për t’a zbuluar, Ibo futet si i infiltruar, gjoja se e ka sjellë si avokat shefi i tyre.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, të cilës Jamani i dorëzon një biletë për të pushuar një javë në vendlindje por Nana e refuzon, vetëm që të mos afrohet ende më shumë me të. Çaste më vonë, ia kthen biletën në zyrë.
Teksa ia kthen, vëren edhe tesbihet që ai i mban në sirtar dhe emocionohet. Me nxitim del që aty dhe ndihmon një vajzë që po ia mbath nga dy mizorë. Nana e merr atë brenda në shtëpi dhe vetëm pasi futen brenda, mëson se vajza është e njohura e hallë Akçës.