Nedimi kalon çdo kufi për t’i mbyllur gojën personit me të cilin bashkëpunoi për krimin që bëri. Ai i shkon në spital dhe e kërcënon me gruan dhe fëmijët e vegjël e të pafajshëm. Ndërkohë, Nana që ai dashuron, vetëm sa afrohet me Jamanin.
Jamani e dëgjon atë teksa i flet mysafires në shtëpi për të dhe duke e përshkruar, përmend fjalët më lavdëruese për Jamanin. Vetëm pak çaste më vonë, harmonia mes tyre prishet sepse Nana dëgjon Jamanin në një telefonatë kërcënuese.
Ajo i shkon nga pas dhe i përgjërohet të mos e hedhë veten në mesin e një turme njerëzish të panjohur e të rrezikshëm por Jamani gjithsesi e bën. Nana nuk qëndron në shtëpi por i vihet nga pas, duke mbërritur në kohë perfekte.
Të dy sëbashku, luftojnë me armë në duar kundrejt shumë të tjerëve që gjithashtu janë të armatosur. Përtej tyre, një çift që gjithashtu nuk e pranon dashurinë që ndjen, është Aisheja me Feritin, ku ky i fundit gjithmonë gjen formën për t’a bërë Aishen xheloze.