Çapkëni i pasur/E dashura Feritit kërkon të njihet me Sejranin

Kazimi fton Feritin për të biseduar sëbashku teksa Sejrani përgatitet për të dalë me të dhe gjatë atij qëndrimi, krijon pozicionin e tij duke e detyruar Feritin që t’a thërrasë ‘baba’. Feriti i bindet, merr Sejranin dhe largohet që aty.

Ato drekojnë me prindërit e Feritit, ku  mes tyre, nëna e tij kërkon të flasë veçmas me Sejranin dhe sapo mbeten vetëm për vetëm, e këshillon që t’a marrë sa më lehtë atë martesë sepse sidoqoftë nuk do jetë aspak e lehtë.

E çuditshmja në jetën e Feritit, është Pelini. Ajo e telefonon Feritin dhe i kërkon që t’a prezantojë me gruan e tij të ardhshme, edhe pse ajo vetë është e dashura e tij, por Feriti nuk i premton gjë.

Pas atij drekimi, Sejrani kthehet në shtëpi. Ajo gjithashtu do përballet me diçka të çuditshme. Halla saj që kujton rininë e çuar dëm, i jep Sejranit paratë që ka ruajtur, që ajo të mos i shtrijë dorën Feritit asnjëherë, si dhe i jep varësen e saj të shenjtë.