Nana dètyrohet të hajë supën që Jamani i dërgon, pasi e ka kusht, nëse dëshiron që t’a takojë Jusufin. Ndonëse e ha, ajo nuk e takon dot Jusufin, sepse tani është Jusufi ai që nuk pranon të takohet. Mëse e çuditur, ajo i shkon pranë por Jusufi nuk pranon as t’a shohë në sy. Nga pragu i derës ku qëndron, Nana e dëgjon Jusufin tek i thotë Jamanit se nuk do t’a ketë më pranë Nanën, pasi çdo person që ai ka pranë, léndohet ose vdès. Mes këtyre personave, ai kujton nënën dhe tezen e tij, ndërsa tani u rrezìkua Nana.
Me t’a dëgjuar, Nana futet brenda, e përqafon shumë fort dhe i betohet se ai nuk ka fàj në asgjë prej atyre ngjarjeve që kanë ndodhur. Ato qëndrojnë sëbashku për pak kohë, më pas Nana rikthehet në dhomën e saj, ku do marrë një telefonatë nga Idrisi. Ato përballen dhe akùzojnë njëri tjetrin për ngjarjen me Jusufin, gjë për të cilën, thotë se ai duhet të jetë falenderues që nuk e denòncoi në pólíci. Nana madje i thotë se ai duhet t’i qëndrojë poshtë fjalës së saj, pa e kúndërshtuar, nëse nuk do që t’a denòncojë.
Me aq, Nana e mbyll telefonatën por tek Idrisi ndèz një uràgan që nuk është ndèzur kurrë më parë. Duke kujtuar se ka qenë i aftë të vràsè babanë dhe vëllanë, ai betohet se do e vràsè edhe Nanën. Për t’a paralàjmëruar për herë të fundit, ai i dërgon një të panjohur në shtëpi, por ajo nuk e fríkëson fare. Madje, Nana sigurohet që ajo t’ia përcjellë mesazhin Idrisit, se ai nuk e fríkëson dot. Paralèlisht, në anën tjetër ndodhet Aliu, me mllèfin e vazhdueshëm për Dujgunë, që e bën atë t’i flasë sa më ashpèr.
Pasi kthehet në shtëpi, ai do përballet me një surprizë shumë të pákëndshme për të. Jamuri, e dashura tij e re, i troket në derë, duke mbajtur një valixhe në dorë e duke thënë se ka fríkë të qëndrojë e vetme në shtëpi. Ajo futet brenda pa e ftuar Aliu por ftohtësia tij, e bën të ndryshojë lojë e të thotë se do akomodohet në një hotel, pasi nuk ishte ide e mirë t’u shkonte pa lajmëruar. Aliu sërish nuk flet, duke pohuar në heshtje, por hallë Sulltana nuk e pranon dot diçka të tillë dhe e mban aty, si të ftuarën e saj.