AMANETI/ Jusufi nuk e pranon më Nanën në jetën e tij

Aliu gjatë gjithë kohës, i hedh fjalë Dujgusë, pasi ndjen ndaj saj një mllèf që nuk i shterron dot. Ndërkohë, e dashura tij e re, Jamuri, vendos t’i shkojë në shtëpi, pa pyetur, duke përdorur víktímizimin. Ajo i troket me një valixhe në dorë dhe Aliu i çuditur e fton brenda, por qartazi ai nuk është dakord për ardhjen e saj. Pas pak çastesh që ndodhet përballë tij dhe hallë Sulltanës, ajo kërkon ndjesë, duke thënë se ishte veprim i pamenduar dhe duhet të largohet. Jamuri thotë se do akomohet në një hotel por Aliu nuk reagon.

Ai pranon situatën në heshtje, derisa Sulltana ndërhyn, duke thënë se nuk ia bën zemra të lërë një vajzë të vetme në hotel, përderisa në shtëpinë e tyre ka vend. Pas fjalëve të Sulltanës, edhe Aliu e fton të qëndrojë. Në anën tjetër ndodhet Nana, e cila refuzon t’a hajë supën që i ka dërguar Jamani në dhomë por ky i fundit e dètyron t’a hajë, duke i bërë të qartë se pa e marrë veten plotësisht, nuk i lejohet t’a takojë Jusufin. Në përfundim të ngrënies, Jamani i kërkon Ajnurit të ftojë në dhomë Jusufin por Jusufi refuzon.

Refuzimi i tij e prek shumë Nanën, ndaj ajo i shkon pranë pa vonuar aspak. Jusufi nuk e shikon fare në fytyrë dhe i kërkon Jamanit që t’a largojë atë. Nana largohet por qëndron mjaftueshëm pranë sa për t’a dëgjuar se çfarë do thotë Jusufi. Ajo emocionohet po aq sa Jamani, kur Jusufi thotë se nuk do njeri pranë vetes, pasi çdo njeri që i qëndron atij pranë, vdès, dhe kështu përmend nënën e tezen e tij, e tani edhe léndimin e Nanës. Kjo e fundit futet brenda me fúri dhe mes përqafimesh me Jusufin, i betohet atij se ai nuk është próblemi.

Pak më vonë, kur Nana kthehet në dhomën e saj, ajo merr një telefonatë nga Idrisi, të cilit ajo  i kërkon t’a falenderojë pasi mund t’a kishte denòncuar në pólíci dhe nuk e bëri. Nana e urdhëron të mos i dalë nga fjala por Idrisi e humbet torùan i tëri. Që nga ai çast, ai urdhëron vràsjèn e saj dhe për t’i dërguar një mesazh Nanës, ai çon pranë saj një grua të panjohur, e cila i thotë hapurazi se kush e ka dërguar. Fjalët e saj nuk e fríkësojnë aspak Nanën, madje i thotë se mund t’ia përcjellë faktin që nuk i fríkësohet fare.