Shtëpia e Feritit mbushet me njerëz të tjerë, ardhja e të cilëve i gëzon të gjithë në atë shtëpi. Mes personave që gëzohen shumë, është edhe Vollkani. Nesheja, ashtu si ai ndaj saj, ka shumë pëlqim për të. Paralèlisht, Feriti nuk i ndahet Aishes. Kjo e fundit, vendos t’i gatuajë së bijës, ushqimet e saj të preferuara dhe Feriti me shumë ngulm, përfshihet në gatim. Teksa gatuan pranë Aishes që e mbulon me ngàcmime, ai mëson se preferencat e Doasë janë të njëjta me të, gjë që Aishen e sìkletos pasi nuk do që ai t’a dijë ndonjëherë se ajo është e bija.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana. Ajo fshìhet në dhomën e Idrisit për të dëgjuar imtësisht detajet e planit që ai po bën kùndër Jamanit dhe Zijait. Nana tmèrrohet kur dëgjon se ai planifikon vràsjèn e të dy vëllezërve Kërëmllë. Tanimë që ka mësuar vendin fiks të spìtalit të Zijait, ai cakton edhe datën edhe orën e zbatimit të planit. Nana rikthehet në shtëpi, shikon Jamanin në sy por nuk i tregon dot pasi nuk e gjen mënyrën se si mund t’i tregojë se vëllai i tij është në rrezìk të madh.
Teksa qëndrojnë në shtëpi, Jamani merr një telefonatë nga mësuesja e Jusufit. Ajo i tregon se Jusufi është lènduar në shkollë dhe Jamani nxiton për atje, me një frymë, aq sa nuk pret as t’i shkojë pranë Nana. Kjo e fundit shkon me taksi pasi nuk e lë dot vetëm Jusufin në një situatë të tillë. Para xhaxhait dhe dados, Jusufi nuk thotë asnjë fjalë. Ato mësojnë nga mësuesja e tij se gjatë mësimit atë ditë, është dëgjuar zhurma e një aksìdenti që ka ndodhur jashtë dhe Jusufi është trèmbur së tepërmi.
Kështu, Nana i shkon sërish pranë Jusufit, me histori personale të fëmijërisë së saj, ashtu siç bën edhe Jamani, për t’i dhënë kurajo Jusufit të shprehet për çfarë ka ndodhur. Jusufi merr kurajon e duhur dhe tregon se si shokët që e kanë rràhur, fillimisht e kanë përtàllur që ai është trèmbur. Për habinë e Nanës, Jamani nuk i jep Jusufit aspak këshilla dhùne por e këshillon vetëm të mbrojë veten e të mos dòrëzohet, para askujt. Pas një bisede shumë emocionale, Jamani dhe Nana e dërgojnë Jusufin të luajë me fëmijët e lagjes ku ato vetë luajtën pak ditë më parë.