Nedimi me Idrisin janë të bindur se plani tyre për të fotografuar Jamanin duke shtrënguar dorën me një kriminel droge, do realizohet. Për fat, Jamani e njeh si fytyrë ortakun që i kanë sjellë dhe e largon që aty duke i drejtuar armën në kokë.
Që aty, Jamani kthehet në shtëpi, ku do i shkojë edhe Nedimi, gjoja duke u vetëofruar nëse Jamani ka nevojë gjë. Ardhja Nedimit i ngjall dyshime Jamanit, ndaj dhe e largon që aty pa pranuar ndihmë prej tij.
Por para se të largohet, Nedimi guxon t’i shprehë dashurinë Nanës, e cila do i japë një refuzim të menjëhershëm. I nxitur nga përgjigjia saj, Nedimi i vendos Jamanit nga pas disa të armatosur.
Në përpjekje për t’ia mbathur prej tyre, Jamani bie nga një humnerë. Lajmi mbërrin në komisariat dhe Feriti vetë e përcjell atë lajm në shtëpinë e Jamanit por Nana refuzon të besojë se Jamani mund të ketë vdekur.