Vajza në dritare/Hajriu u jep të gjithëve lamtumirën

Rafeti shkon të vizitojë Nalanin me një buqetë me lule në duar por pamja para syve e tmerron atë. Me fustanin e zi, Nalani e fton të ulet por Rafeti nuk e shikon dot gjatë dhe largohet duke i thënë se ai është tanimë babai saj për çdo gjë.

Pas largimit të tij, vjen Hajriu, i cili ndihet si mos më keq për gjendjen që i ka shkaktuar Nalanit. Ai kërkon shumë falje për çdo gjë, edhe pse e thekson se veprat e tij nuk meritojnë falje. Menjëherë pas tij, Nalani merr një vendim.

Ajo betohet se do e lehtësojë veten duke rrëfyer çdo gjë para psikologes së saj dhe Hafizeja e mbështet. Sakaq, Hajriu shkon të kërkojë falje edhe nga Tyrkani e vajzat e tij, të cilave u jep të drejtë deri në pafundësi.

Sikur t’a ndjente se çfarë ka ndodhur, ai përshëndetet me to, ndërkohë që vajza Laze mëson nga mikja saj në gjykatë se Hajriu e ka mashtruar pasi ai dhe Tyrkana janë divorcuar para dy vitesh. Me një thikë në dorë, ajo drejtohet për tek Hajriu.