PREMTIMI/Rejhani vajton fatin e Emirit

Narini nuk heq dorë nga shoqja saj e ngushtë që e konsideron t’a ketë  motër. Për gjatë gjithë natës, ajo studion, bën kërkime e telefonata derisa shikon një dritë në fund të tunelit, që u ngjall të gjithëve shpresa për Rejhanin.

Ndërkohë, Emiri që nuk ka fare shpresa për të, ndan hallin e tij me Zaferin dhe Melikenë, vetëm që të mos flasë me Rejhanin që ajo të mos mërzitet. Paralelisht, nëna e tij Xhavidana gjen shpresë tek Hikmeti.

Ajo pandeh se zërat që dëgjon do i largohen nëse do flejë në dhomë me dikë tjetër dhe për këtë fle me Hikmetin por më kot, sepse Xhemreja arrin të futet e t’a trazojë sërish, duke ia larguar totalisht gjumin.

Xhavidana e gdhin mëngjesin dhe po atë mëngjes, djali saj Emiri bashkë me Rejhanin do largohen për tek Ahmeti që ka një problem por pasojën e merr Emiri, i cili përfundon i plagosur.