Nana mbushet me dyshìme për Jamanin dhe mendon se do i qartësojë mendimet për të duke biseduar me sèkretaren që dikur ka pasur vëllai i saj Azizi. Nana e pyet atë për Seherin, për të cilën sekretarja përgjigjet me fjalët më të mira, por nuk thotë të njëjtat fjalë për Jamanin dhe martesën që kishte me të. Sipas saj, Seheri ka pasur një martesë shumë pròblematike pasi kishte një bashkëshort që nuk e kontrollonte dot nèrvozizmin e tij. Fjalët e sèkretares shtojnë ende më shumë dyshìmet e Nanës për Jamanin, por ajo nuk bën dot gjë.
Idrisi e telefonon dhe e detyron t’i shkojë në takim. Në atë takim, Idrisi ka planifikuar t’ia përdorë celularin fshèhurazi dhe kjo i mundësohet sapo Nana shkon në tùalet. Idrisi e gjen edhe kodin, pasi ajo ka vendosur ditëlindjen e Azizit dhe nga historiku në internet, ai gjen emrin e spìtalit ku po mbahet Zijai. Kur Nana e kupton se çfarë ka bërë Idrisi, është shumë vonë. Sakaq, në anën tjetër ndodhen të gjithë punonjësit e komìsariatit. Mes tyre, Feriti merr làjmin e sìkletshëm se një nga màfìozët që Aisheja ka pràngosur, është arràtisur tani.
Për të siguruar jetën e Aishes, Feriti cakton dy pòlicë që do i qëndrojnë para derës së shtëpisë dhe vetë e shoqëron atë ditë deri në shtëpi, me jùstifikimin se do i japë Doasë dhuratën që i premtoi. Për habinë e Feritit, Doa nuk impresionohet aspak nga dhurata, përkundrazi, shpreh zhgènjim. Ajo i thotë se nuk gènjehet si fëmijët e tjerë ndaj donte një medalje të vërtetë. Pasi shkëmbejnë pak të qeshura mes tyre, Aisheja e merr Doan që aty dhe futet brenda në shtëpi, që të mos qëndrojnë më gjatë me Feritin.
Frìka e Aishes është se mos ato të dy do lìdhen me njëri tjetrin ndërsa Feriti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Doa, edhe pse nuk e di se është vajza e tij biologjike. Personin që mendon se është babai i Doas, Korajin, Feriti e lejon të futet brenda në shtëpinë e Aishes. Ai ka shkuar me ushqime të blera për to por sërish, Aisheja dètyrohet t’ia rikujtojë se i ka kërkuar të vazhdojë jetën e tij e të mos bëjë të tilla gjeste pasi tani ndihet në sìklet. Koraji largohet ndërsa Feriti jo, pasi është shumë i shqètësuar dhe dëshiron t’a mbrojë vetë Aishen.