Jamuri qëndron në shtëpinë e Aliut pavàrësisht se ai nuk shfaq asnjë lloj afeksioni ndaj saj dhe madje, për t’iu afruar më tepër, zgjohet në mes të natës dhe hìqet sikur është trèmbur nga një màkth, me të cilin jùstifikohet për të kërkuar që të flejë me Aliun. Ky i fundit, i çuditur, i liron vendin e tij por thotë se ka lënë një punë përgjysëm në kompjuter, që i duhet t’a përfundojë dhe këtë e bën vetëm për t’iu shmangur asaj. Mëngjesin e të nesërmes, ai e shikon Jamurin pranë hallës së tij, duke qeshur.
Gjendja saj e bën të mendojë se e gjithë situata e natës së kaluar ka qenë një sajim dhe se ajo nuk ka asnjë traùmë nga hàjduti që pretendon t’i ketë hyrë në shtëpi. Paralèlisht, në shtëpinë pranë, Dujguja për herë të parë e lëshon veten para nënës së saj, duke e pranuar sa i dhèmb ndarja me Aliun dhe marrëdhënia e re që ai ka krijuar. Semraja e ngushëllon dhe e qetëson por sapo del në rrugë, ajo e shikon Aliun krahas Jamurit dhe kjo e fundit, qëllimisht, sigurohet t’i tregojë se ka fjetur në shtëpinë e tij natën e kaluar.
Në anën tjetër, ndodhet Jamani, i cili xhìndoset i tëri kur shikon që Jusufi dhe Nana po prekin lulet e Zijait. Jusufi atë mëngjes i ka treguar Nanës për xhaxhanë e tij që është delìkat në shëndetin e tij dhe nuk e ka përballuar vdèkjen e Seherit, ndaj është shtruar në një klìnikë jashtë vendit. Duke marrë shkas nga shqètësimi Jusufit për lulet e xhaxhait të tij, Nana kujdeset për to dhe Jamani nuk i thotë dot asgjë, për shkak të Jusufit që duket i lumtur. Por, dikush tjetër do zemëròhet ende më shumë se Jamani dhe ai person është Ajnuri, motra e Xhengerit.
Ajo urrèn faktin që Nana sillet sikur është në shtëpinë e saj dhe sapo përfundojnë punën me vazot, ajo i shkàtërron, fshèhurazi. Fajin ia hedh maceve dhe Nana sërish ulet për t’i rregulluar por kësaj rradhe, do e ndihmojë edhe Jamani, sepse punonjësit e tjerë nuk janë në shtëpi. Gjithçka shkon fare mirë mes tyre, derisa Nana pyet për vendin e klìnikës ku është shtruar Zijai. Jamani acàrohet shumë dhe largohet por vëren që nga brenda shtëpisë, se asaj i shkon pranë Nedimi. Para se ky i fundit të flasë, Jamani e thërret pranë vetes dhe Nanës i dèshton plani.