AMANETI/ Nana tenton të përdorë Nedimin për qëllimin e saj

Jusufi qëndron pranë Nanës duke kujtuar xhaxhanë e tij, Zijain, për të cilin tregon kushtet e veçanta shëndetësore të tij dhe mënyrën se si nuk e ka përballuar vdèkjen e Seherit, aq sa ka përfunduar i shtruar në klìnikë. Nanës i lind interesi të njohë më tepër Zijain, ndaj kur Jusufi i shpreh kèqardhje për lulet e vyshkura të xhaxhait, ajo vendos që të kujdeset vetë për to. Kujdesin ndaj luleve e nis sëbashku me Jusufin, gjë që këtë të fundit, e gëzon së tepërmi, aq sa Xhengeri nuk i ndalon dot.

Kur Jamani vjen në shtëpi, ai i gjen duke u kujdesur për lulet dhe nevrìkoset shumë me Nanën që po e zòtëron çdo cep të shtëpisë, si të ishte e saj. Ai e merr veçmas për t’a krìtikuar, por si përherë, Nana vepron sipas mendjes së saj, pa e marrë parasysh Jamanin. Për hir të gëzimit të Jusufit, as Jamani nuk ua merr për duarsh atë punë. Megjithatë, pasi ato i rregullojnë të gjitha vazot, Ajnuri del në oborr dhe fshèhurazi, i shkàtërron të gjitha e ua lë fàjin maceve. Si për inàt të saj, Jamani nuk e lë Nanën të vetme.

Ai del t’a ndihmojë për t’i rregulluar nga e para dhe kjo e bën Ajnurin shumë xhelòze. Por, Nana i prìsh sërish marrëdhëniet me Jamanin, kur e pyet për klìnikën ku është shtruar Zijai. Ai largohet i xhìndosur por vetëm pak më vonë do vijë Nedimi, i cili do rrèmbèhet shpejt nga Nana por Jamani ua ndërpret bisedën dhe Nana sërish nuk e mëson vendodhjen e Zijait. Paralèlisht, vëllai i pazbuluar i Jamanit, Aliu, ndodhet në shtëpinë e tij kur fillon t’a shohë Jamurin me shumë çudi.

Në mbrëmje, ajo i shkon pranë në një orar shumë të vonë, duke i thënë se ka parë një ëndërr shumë të frìkshme dhe dëshiron të flejë pranë tij, por Aliu i liron vendin e tij dhe për vete largohet për në dhomën tjetër, duke thënë se i duhet të punojë. Ndërsa mëngjesin e të nesërmes, ai e shikon fare të qetë e duke diskutuar me hallën e tij për ilàçet e saj. Në shtëpinë ngjitur, Dujguja atë mëngjes zgjohet më e lodhur dhe e lëshon veten në lòt para nënës së saj. Si të mos mjaftonte, sapo del jashtë, shikon Aliun me Jamurin dhe kjo e fundit i tregon se ka fjetur aty natën e kaluar.