Feriti me Aishen vijojnë të qëndrojnë në vendin e mbyllur, në dèpon ku ngecën dhe nga ku asnjëri nuk arriti të dilte. Në çdo fjalë që thotë për Feritin, Aisheja shpreh nèrvozizëm dhe gjëra të pakëndshme, ndaj Feriti dëshiron t’ia vërtetojë se nuk është e vërtetë që ajo e urrèn atë. Për t’ia vërtetuar, ai hìqet sikur po bìe pa ndjenja për shkak të mungesës së ajrit dhe Aisheja vrapon për tek ai, e panìkosur. Sapo i afrohet, kupton se është lojë dhe largohet duke e shàrë sërish por Feriti i kujton se ajo dikur qeshte me të tilla lojëra.
Teksa flasin, Aisheja arrin t’a hapë derën dhe pas shumë orësh të ngecur brenda, ato dalin. Feriti merr menjëherë makinën për t’u rikthyer në shtëpi por Aisheja refuzon të shkojë me të në makinë, derisa Feriti e frìkëson duke i përmendur qentë e rrugëve që mund të jenë shumë të uritur. Kur mbërrijnë në shtëpi, Koraji mbushet ende më me xhelòzi për orët që ato kanë qëndruar sëbashku, prandaj fshèhurazi, pozicionohet në një vend nga ku mund të dëgjojë qartazi bisedën e Korajit me Vollkanin.
Ato flasin për Aishen, martesën, divòrcin dhe dashurinë, ku për këtë të fundit, Feriti shprehet se ndonjëherë beson që ajo e dashuron ende pasi shikon në sytë e saj një lloj zjàrri që ajo e kishte gjatë martesës. Koraji i xhìndosur, i premton vetes se sërish, do ia ndryshojë atë mendim Feritit, siç ka bërë me vite të tëra. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana me Jamanin që po zgjedhin bojën dhe shumë detaje të tjera për të ndryshuar dhomën e Jusufit, që t’ia bëjnë atij surprizë. Por, në asnjë detaj, ato nuk bien dakord me njëri tjetrin.
Pas shumë e shumë debàtesh, ato arrijnë t’a kthejnë dhomën me një tjetër pamje tòtalisht por pa e kuptuar, i zë gjumi pranë njëri tjetrit, me kokën e Nanës në supin e Jamanit. Ato e kuptojnë vetëm në mëngjes se çfarë ka ndodhur dhe sapo Jamani hap gojë për t’a akùzuar Nanën, kjo e fundit shikon kutinë pranë vetes. Ajo është kuti ilàçesh, që supozohet të kishte ilàçe për dhìmbjen e kokës pasi Nana ia kërkoi Jamanit natën e kaluar por ai gàbimisht i ka dhënë të pijë ilàçe gjumi.