Adaleti, Xhengeri dhe Jusufi mërzìten së tepërmi për vendimin e largimit të Nanës, ndërsa Ajnuri gëzohet së tepërmi, sepse po jeton ditën që ëndërronte prej muajsh. Ndërkohë Nana, i shkon për herë të fundit në zyrë Jamanit, për t’a kritíkuar atë që vendosi mllèfin para nipit të tij për të cilin mburret se e vendos para të gjithëve. Para se Jamani të mund t’i përgjigjet, Nana largohet fare që aty. Ajo përshëndetet me të gjithë dhe Nedimi e shoqëron për në stacionin e autobuzëve, ku i lë dhe kártën e tij.
Ai ofrohet t’i qëndrojë pranë për çdo nevojë që ajo mund të ketë ndaj i kërkon të mos hezitojë asnjëherë. Sapo Nedimi largohet që aty, Nana ndjen një përqafim që i vjen mëse paprítur. Ai është Jusufi, i cili tanimë e ka bërë të rrugës që të futet fshèhurazi në bagazhin e makinës, pa e vënë re njeri. Në ato momente vërehet mungesa e Jusufit në shtëpi dhe Jamani xhíndoset i tëri por para se të hedhë ndonjë hap për t’a kërkuar, Nana futet në oborr përdore me Jusufin. Ky i fundit, i drejtohet me ashpèrsi xhaxhait të tij duke i thënë se ai e ka përzènë Nanën.
Jusufi tregon se ndonëse të dy i kanë thënë se Nana do largohet për punët e saj personale, ai i ka dëgjuar pas derës duke folur dhe e di si qëndron e vërteta. Sërish i përgjèrohet që t’a mbajë Nanën por ai nuk pranon dhe Nana largohet mes lòtësh, ashtu siç e lë mes lòtësh Jusufin, i cili zemëròhet me Jamanin aq sa nuk i flet më. Por, në shtëpi është vetëm një person që e di të vërtetën. Ajo është Neslihani, e cila sapo mëson se Nana është dëbùar për diçka që ka bërë Ajnuri, e merr këtë të fundit dhe e paralàjmëron se do e tregojë vetë të vërtetën nëse nuk e bën ajo.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja. Ajo e mban ende mendjen tek Feriti, aq sa hutohet dhe prèt gishtin. Por, hutimi i vërtetë do i ndodhë kur do shohë në derë Korajin. Koraji është personi që ka marrë rolin e babait të vajzës së Aishes por edhe Koraji vetë e di që nuk është ai, por është Feriti, ndonëse diçka kaq e madhe, Feritit i është mbajtur e fshèhtë. Aisheja i përgjèrohet Korajit që të vazhdojë jetën e tij e të mos u shkojë nga pas sepse ato ia dalin mbanë vetë por Koraji ngulmon se nuk ndihet i qetë pa i parë me sytë e tij se ato jetojnë mirë.