Vajza në dritare/ Rafeti nuk pranon që fëmija që Xhana pret nga Sedati të ketë mbiemrin e tij

Muzoja vendos të darkojë me këngëtaren e tij të preferuar, që është njëkohësisht edhe mikesha më e afërt, me të cilën flet pa dorashka. Duke qenë aq të afërt, ajo ka arritur t’a kuptojë nga bisedat e tij se dashuria e pamundur për të cilën ai flet, është pikërisht Nalani. Një fakt kaq të madh, ajo e bisedon edhe me të dhe kokëùlur e në heshtje, Muzo e pranon. Gjatë asaj kohe, Nalani ndodhet në shtëpi, e shqètësuar për Feridenë që është zhdùkur pa gjurmë. Pas një dite të gjatë, ajo merr një telefonatë nga nëna saj që i tregon se ka vendosur të flejë në shtëpinë e saj.

Ferideja sqaron se ka nevojë për pak qetësi dhe në shtëpinë e Korolluve nuk e gjen dot atë hapësirë të qetë. Nalani e beson ndërsa Ferideja vazhdon me tòrturat ndaj Xhanës që qëndron e lìdhur për kàrrige dhe e frìkësuar si kurrë më parë. Ferideja i bën të qartë asaj njëherë e mirë se ku është shansi i fundit që do i japë për të qëndruar në jetë dhe nëse nuk do e shfrytëzojë siç duhet, atëherë do i japë fùnd edhe asaj edhe vetes. Xhana e tmèrruar, i betohet se do i qëndrojë fjalës dhe vazhdimisht thekson se Ferideja ka shumë të drejtë.

Fëmijët e Xhanës në ato momente, ndodhen në shtëpinë e Xhavitit, ku po qëndron edhe Gylxhihana. Kjo e fundit po kujdeset për to, duke i ushqyer e duke i vënë në gjumë, derisa troket dera. Në derë shfaqet Rafeti, më i mllèfosur se kurrë më parë dhe i àrmàtosur me fjalët më të rènda kùndrejt Gylxhihanës. Për faktin që ajo e ka fshèhur shtatzèninë e Xhanës, Rafeti thotë se nuk do ia bëjë hàllall kurrë gjithë jetën që kanë kaluar bashkë dhe vazhdimisht thotë se është shumë e tùrpshme.

Por kësaj rradhe, Gylxhihana nuk do jetë vetëm një dëgjuese. Ajo edhe do flasë dhe do kùndërshtojë ashpèr, duke thënë të pathënat e gjatë gjithë jetës, se si gjithmonë, ajo dhe fëmijët janë frìkësuar nga reagimi tij dhe vendosnin t’i fshìhnin çdo gjë, pasi e vetmja gjë që ai kishte përcjellë tek ato, është frìka. I trònditur, Rafeti kthehet në shtëpi por tanimë i rèndojnë edhe fjalët e Gylxhihanës. Në shtëpi, ai hapurazi flet për shtatzèninë e Xhanës dhe qartazi sqaron se nuk do e pranojë kurrë atë fëmijë në mbiemrin e tij.