Koraji troket në derën e Aishes për të kërkuar falje nga ajo për budallallëkun që bëri, por Aisheja zgjedh të mos i përgjigjet. I irrituar nga e folura saj për Feritin, Koraji bën një veprim të ulët pasi mëson se Aisheja ka mbetur keq për para.
Ai ia vjedh nga çanta edhe ato që i kanë mbetur, në mënyrë që ajo të ketë nevojë për të. Pa e vënë re se çfarë ka bërë Koraji, Aisheja me motrën e saj zbresin në shtëpinë e Feritit për t’a ndihmuar atë dhe Vollkanin me pastrimin e shtëpisë.
Në anën tjetër ndodhet Jamani, që pret me padurim largimin e shokut të Nanës, i cili merr e jep dhurata me Nanën, si dhe fiton pëlqimin e menjëhershëm të Jusufit. Jamani gjen formën, për t’i rikujtuar Nanës se është në orar të punës.
Nana përshëndetet me shokun e saj dhe pandeh se ai largohet menjëherë por para se të largohet, ai zgjedh t’a paralajmërojë Jamanin që të mos ia thyejë zemrën Nanës, duke i treguar se ajo flet shpesh për të dhe rrallë herë fut njeri në jetën e saj.