Jamani merr gjërat e duhura nga shtëpia dhe bashkë me Nanën e Jusufin, futen në furgonin në të cilin do kalojnë ditët në kàmp. Largimi i tyre sëbashku, do bëjë që Ajnuri të përjetojë gradën më të lartë të xhelòzisë brenda vetes së saj, aq sa nuk arrin dot as të përqëndrohet në një bisedë me Neslihanin dhe Adaletin, nuk arrin t’i bëjë dot punët dhe asgjë më si përpara, pasi në mendje vazhdimisht ka vetëm Jamanin me Nanën. Ndërkohë ato ndodhen rrugës për në vendin ku do e bëjnë kampingun.
Rrugës për atje, makina ndalon paprítur. Një dèfekt nuk e lejon makinën të ecë por Nana lídh flokët, përvesh mëngët dhe e rregullon. Edhe një herë tjetër, ajo i vërteton Jamanit se është rritur rrugëve dhe di të bëjë shumë gjëra që atij as nuk i shkojnë dot në mendje. Por, mes gjërave që bën, do jetë edhe një pakujdesi e vogël. Ajo nxjerr një çantë nga furgoni për të marrë diçka që i duhet por harron t’a rifusë në furgon. Çanta e madhe blu, ka qenë dikur e Seherit dhe për shkak se Seheri nuk jeton më, ajo çantë është me shumë rëndësi për Jamanin.
Për të ka aq rëndësi, saqë e lë Nanën dhe Jusufin të vetëm në mes të asgjësë ku do ngrenë kàmpin dhe rikthehet për t’a gjetur. Ndërsa në anën tjetër ndodhet Dujgu. Mëse e emocionuar, ajo qëndron para Aliut, me gojën plot që pranon të martohet me të. Aliu nuk dëshiron të presin fare ndaj cakton momentin e celebrimit të tyre që atë ditë. Làjmi i tyre përhapet shumë me të shpejtë tek rrethi i ngushtë dhe secili prej tyre, gëzohet pa masë. Nga nxitimi i asaj martese, Dujgu nuk vesh as një fustan të bardhë të thjeshtë.
Ashtu siç ishin, me ato rroba, ato paraqiten në báshki, celebrohen dhe kthehen për të festuar me miqtë e familjarët e tyre. Festimi i asaj dite do shtohet ende më shumë pas telefonatës që merr Vollkani. Nga xhaxhai i tij mjèk, Vollkani mëson se një mjèk në Gjermani ka ofruar një mundësi kurimi për Dujgunë. Përqindja e funksionimit të kurës është e lartë por jo 100%, do zgjasë plot gjashtë muaj dhe do zhvillohet në Gjermani. Dujgu heziton të përgjigjet, pa e ditur nëse duhet të pranojë apo jo por Aliu i premton se do jetë me të ato gjashtë muaj dhe Dujgu pranon.