Për familjen time/ Kadiri mëson të vërtetën trónditëse për Omerin

Ajbykeja tmèrrohet kur shikon Harikën duke vjèdhur në një dyqan luksoz një shall, pasi të gjithë e dinë se Harika mund t’a blejë një shall të tillë. Për t’a pasur si provë të asaj që Harika po bën, Ajbykeja e rregjistron me telefonin e saj dhe kur kthehet në shtëpi, ia tregon vëllait e kushërinjve të tyre, përveç Kadirit. Ogulxhani preket shumë nga veprimi Harikës dhe i lutet motrës së tij që të mos ia përhapë më tepër. Gjatë asaj kohe, Harika ndodhet në shtëpinë e saj, me prindërit që nuk komunikojnë fare sepse babai është gjithmonë i zènë.

Në atë moment, ajo shikon në internet një foto të postuar nga Melisa. Kjo e fundit ka fotografuar veten pranë gjirit familjar dhe Harika emocionohet, sepse ato të gjithë janë pranë njëri tjetrit dhe mëse të qeshur. Ajo i kërkon prindërve të saj që të dalin një natë jashtë dhe Suzana pranon menjëherë ndërsa Kenani sërish vë punën të parën në listë dhe thotë se nëse nuk do ketë punë të tjera, do munden të dalin. Po atë natë, Melisa do i shkojë Harikës pranë në shtëpi, për të kaluar pak kohë sëbashku.

Ajo shikon në çantën e Harikës shallin që mban ende kopsën e sigurisë dhe kupton se e ka vjèdhur. Duke e ditur situatën e saj, Melisa i përgjèrohet që të mos i rikthehet atij vesi dhe Harika betohet se kjo ishte hera saj e fundit, nuk do e bëjë më. Melisa premton se nuk do i tregojë njeriu dhe pas pak çastesh, largohet dhe nga Harika, për t’u kthyer në shtëpinë e saj. Paralèlisht, po atë natë, do zhvillohet një bisedë mëse e rëndësishme, me të vërteta të pathëna por trònditëse. Do jetë xhaxha Orhani ai që do i kërkojë Kadirit të flasin veçmas.

Për të mos i dëgjuar njeri, ato shkojnë buzë detit, ku Orhani nis të përlòtet sapo thotë fjalën e parë të historisë që do tregojë. Ajo histori, tregon që shumë vite më parë, një fóshnje është bràktisur në oborrin e xhamisë së lagjes së tyre dhe vëllai i tij Veliu, babai i Kadirit, nuk ka mundur t’a dërgojë në jetìmore por e ka mbajtur në shtëpi, pranë Asijes që ishte edhe ajo fóshnje. Ai fëmijë është Omeri dhe për më tepër, e vërteta vazhdon të jetë ende më trónditëse, sepse nëna biológjike e Omerit, është Suzana.