Incidenti me Jozin, reagojnë për herë të parë familjarët e Gjestit

Një akt i papranueshëm dhune ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania, ku një prej konkurrentëve të eliminuar, Jozefin Marku, sulmoi fizikisht Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë, ka reaguar familja e Gjestit. Motra e këngëtarit, Blerina Kelmendi, ka postuar një ‘story’ në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.

“Në pa mundësi për t’i kthyer krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për të”-ka shkruar Blerina.

Jozi goditi Gjestin, reagon G-Bani: “Edhe sa do…”

Pas incidentit të bujshëm në “Big Brother VIP Albania”, ku Gjesti u godit nga Joz Marku në transmetim live, një tjetër personazh i njohur, G-Bani, ka reaguar me emocione të forta.

Në një video të publikuar së fundmi, ai shfaqet i përlotur dhe i del hapur në mbështetje Gjestit, duke shprehur keqardhje për gjithçka ka ndodhur. Ai pranoi se edhe vetë ka bërë gabime në të kaluarën, por dhuna ndaj Gjestit ishte e pajustifikueshme.

“O Gjest, o yll o dritë o njish o bish. Sa do durosh më shumë. Je i paparë. I fole mamit e babit direkt dhe u the jam mirë.

Se di Gjest po e pe ndonjëherë këtë video duhet të dish se jam me ty plako për këtë gjë. Okej hape derën nuk ka lidhje, jemi të rritur për ta kuptuar se është lojë nervash. Mënyra sesi mori hov me tërë forcë ishte goditje me të dhemb dhe me të gjujt. Sot e kam bërë syrin operacion, sa herë lotoj më dhemb, edhe për ty lotova.

Të kam shumë xhan dhe atë gjë nuk e meritoje Gjest, gabim kam bërë dhe unë që të kam shtyrë por kjo që ndodhi sot…jo jo kurrë kurrë asnjëherë. Të përqafoj shumë me gjithë respektin dhe familjen tënde keni solidaritetin tim.

Mu dhimbse se nuk e meritoje, ti je tipi që ngacmon, kjo është loja. Më vjen keq për atë që ndodhi, nuk dua asgjë nga karriera jote, ke rrugën tënde unë timen. Të dua shumë uroj të jesh shumë mirë dhe të lumtë (përlotet)”-shprehet G-Bani.

E turpshme, Jozi godet Gjestin në BBVA! Policia…

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Jozi dhe Loredana u eliminuan nga shtëpia por teksa po largoheshin, Jozi ka goditur me shuplakë Gjestin.

Pas ngjarjes Jozi është shoqëruar nga Policia ndërsa Gjesti ndodhet nën kujdesin shëndetësor.

Gjesti dhe Egli nuk përmbahen më: Ja cfarë ndodhi natën mes tyre në shtrat

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, atmosfera është bërë më e ngrohtë vetëm pak ditë para finales së madhe.

Gjatë natës, Gjesti dhe Egli janë shfaqur të afërt teksa ndodheshin të shtrirë në krevat dhe shkëmbyen një puthje.

Në atë moment, në dhomë hynë Loredana dhe Danja, të cilat i ngacmuan me humor. Reagimi i Gjestit ishte i menjëhershëm: “Ikni se është e nxehtë situata.”

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit e programit.

Konfirmohet finalisja e tretë, fotoja e Sara Hoxhës tregon gjithçka

Producentja e Big Brother VIP Albania 4, Sara Hoxha, ka ndezur rrjetin me një postim në InstaStory që shumë fansa po e konsiderojnë si konfirmim të heshtur të finalistes së tretë.

Në foton e shpërndarë nga Sara, shihet pamja nga Prime-i i fundit i spektaklit, i cili ka grumbulluar mbi 2.7 milionë shikime në YouTube – një sukses i jashtëzakonshëm për produksionin.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nuk janë shifrat, por fytyra e zgjedhur për këtë foto: Egli Tako.

Fakti që Sara ka zgjedhur pikërisht Eglin për ta vendosur në qendër të këtij momenti ka ngjallur shumë dyshime se ajo mund të jetë finalistja e tretë e BBVA4, pas Rozanës dhe Laertit.

A është ky një spoiler i qëllimshëm apo thjesht një zgjedhje e rastësishme?

Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, mbetet për t’u parë në Prime-in e radhës nëse dyshimet do të shndërrohen në realitet.

E papritur, Sara Gjordeni i dërgon një mesazh Eglit

Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP 4” janë surprizuar nga mesazhet që fansat, miqtë dhe familjarët kanë dërguar për ta në “Big Love”.

Egli ka marrë mesazhe të shumta, por vëmendjen më të madhe e mori ai i Sara Gjordenit. Kjo e fundit e ka mbështetur herë pas here banoren duke bërë postime në rrjetet e saj sociale për të.

“Dallgët nuk e mbysin një varkë, ajo fundoset vetëm nëse një gropë hapet brenda saj… Sara Gjordeni”, shkruante ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Ndërkohë Egli e falënderon shumë Sarën për gjithë mbështetjen që i ka dhënë si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Sara faleminderit shumë, shumë, shumë, të kam patur suport edhe jashtë. faleminderit shumë, jam shumë mirënjohëse. E di që ke qenë një vajzë me një histori paksa të vështirë këtu. Si vajza vajzës, të puth fort. Puthe bebin, të fala Bardhit. Je shumë e mirë. Faleminderit”, thotë Egli e emocionuar.

Aldo ofendoi Valbonën, G-Bani i kthehet ashpër: “Ti ishe më…”

Pas deklaratës së Aldo Markut në një intervistë ku e cilësoi Valbonën si “budallaqja më e madhe” e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 4, nuk ka vonuar reagimi nga G Bani.

Në një postim të gjatë në InstaStory, ish-banori i BBVA4 e ka cilësuar Aldon si personin që “u fsheh pas gishtit gjithë sezonin” për ndjenjat ndaj Danijes dhe në fund “e shiti si lojë”.

Ai shton se Valbona nuk ishte aspak budallaqe, përkundrazi ishte e sinqertë dhe nuk e përdori askënd për përfitime.


“Po pse nuk e përdore Valbonën në favorin tënd nëse ishte budallaqe?”, shkruan Bani, duke theksuar se Aldo është prekur nga fakti që ata (ai dhe Valbona) ishin të lumtur dhe kishin krijuar një marrëdhënie të sinqertë.

Në përfundim, ai e quajti Aldon “budalla i vërtetë” që shiti veten si mbrojtës i femrave, por që përfundoi duke ofenduar një grua publikisht. “Budalla! Që u shite për mbrojtës i femrave… dhe gjete të ofendosh një femër”, mbyll reagimin e tij G Bani.

Aktori i famshëm i dërgon një mesazh të rëndësishëm Gjestit: “Ti ke rënë në…”

Aktori i njohur Çun Lajçi mbështet Gjestin në lojën e ‘Big Brother VIP Albania 4’.

Përmes një mesazhi të dërguar në ‘Big Love’, Lajçi ka shprehur admirimin e tij për mënyrën se si Gjesti po e përjeton dashurinë brenda shtëpisë së famshme, duke vlerësuar sinqeritetin dhe ndjeshmërinë që ai po reflekton para publikut.

“Gjesti, një djal i vogël i sinqert që dashuron në mënyrën e tij. Gjesti, ndjenjat nuk fshihen, por një gjë ta them: ti ke rënë kokë e këmbë mbrenda në dashuri. Beso tek Egli bukuroshe. Të uroj fitoren, Gjest”, ka shkruar aktori i njohur për publikun shqiptar.

E akuzuan për marrëveshje me Produksionin, reagon Olsi Bylyku pas takimit me Eglin

Pas takimit të papritur me ish-partneren e tij Egli Takon në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Olsi Bylyku ka bërë reagimin e tij të parë. Këngëtari ka postuar një video nga studioja muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja, ndoshta si formë reagimi ndaj zhvillimeve të fundit.

Ndërsa në një story të postuar në Instagram, Bylyku shkruan:

“Ju falenderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC.”

Ky mesazh ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, pasi fansat mendojnë se bëhet fjalë për një përgjigje indirekte ndaj situatës së krijuar pas përballjes emocionale me Egli në BBV.

“Nëse Gjesti nuk fiton, do ju tregoj diçka që…”, këngëtari i njohur kërcënon produksionin

Blero Muharremi, ish-banori i BBVK dhe këngëtar i njohur, ka shpërthyer në rrjete sociale me një mesazh të drejtpërdrejtë për publikun.

Ai ka shprehur hapur mbështetjen për Gjestin, një nga konkurrentët më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, duke lënë të nënkuptohet se fitorja e tij është çështje e drejtësisë.

“Nëse ky nuk fiton, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve. Pritni,” ka shkruar Blero në Instagram, duke ndezur reagime të shumta nga ndjekësit.

Me finalen e madhe që po afron dhe emrat e finalistëve që po zbulohen një nga një, mbështetja për Gjestin duket se po rritet edhe nga ish-personazhe të formatit, që nuk ngurrojnë të pozicionohen qartazi.

Çfarë ka për të thënë Blero nëse ndodh “e paimagjinueshmja”? Mbetet për t’u parë.