Feriti shkon në shtëpinë e Pelinit për të kërkuar llogari mbi afrimitetin e saj me Serkanin, për të ditur konkretisht nëse ka ndodhur diçka fizikisht mes tyre. Teksa Pelini refuzon t’i përgjigjet, Serkani troket në derë.
Gjërat përkeqësohen mes djemve por Pelini ndërhyn në kohë dhe arrin t’a largojë Feritin që aty, pa ndodhur gjë mes tyre. Sapo kthehet në shtëpi, Feriti thërret në dhomë Sulltanën për t’i dhënë një urdhër të ri.
Ai i kërkon që t’i tregojë çdo sekret që merr vesh për çdo person në atë shtëpi dhe me pak presion të ushtruar tek ajo, Feriti mëson planin e Ifakatit, që t’ia bëjë Sunën Fuatit, duke menduar se ajo mund t’i sjellë pasardhës familjes.
Si të mos mjaftonte xhindosja që i shkakton Sulltana, në dhomë vjen Sejrani, e cila i tregon se babai saj ia ka dhënë lejen për punën me Defnen dhe Efenë. Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të Feritit, Sejrani nuk heq dorë.