Për familjen time/Suzana pranon të darkojë me Akifin

Suzana shikon viden që Akifi i dërgon dhe pas një kohe të gjatë pritjeje për Akifin, ajo e pëlqen videon, gjë që Akifin e lumturon aq shumë saqë të gjithë e vërejnë ndryshimin në sjelljen e tij.

Personi që arrin të përfitojë nga humori tij i mirë, është Shengyli. Që të pajtohet me Orhanin, ajo mendon t’i paguajë këstin e rradhës në kredi dhe për këtë kërkon avancë nga Akifi, i cili dhe ia jep.

Ndërkohë, fëmijët e tyre në shkollë vazhdojnë me ngacmimet e përhershme. Djali i Akifit, Doruku, vendos që t’a bëjë Asijen maksimalisht xheloze dhe me pak përpjekje, ia del.

Që aty, fëmijët shkojnë të luajnë bowling, me nënën e Berkut në krye, ndërkohë që nëna Harikës, Suzana, pranon të darkojë me Akifin, i cili ngulmon aq shumë saqë nuk i lë rrugë tjetër asaj.